TIRANE - Komiteti Shtetëror pёr 100 vjetorin e Pavarёsisё mbështet idenë e rikonceptimit të sheshit të Vlorës, ndërsa kërkohet që sheshi i Flamurit të shpallet monument kulture.

Gjatë mbledhjes së radhës nën drejtimin e kryeministrit Berisha u vendos qё monumenti i Ismail Qemalit, i autorit Odise Paskali, që aktualisht ndodhet nё Muzeun Historik Kombёtar, tё zhvendoset nga ky Muze dhe të vendoset në vendin e aprovuar më parë nga Komiteti, në lulishten në kryqëzimin e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me rrugën “Ismail Qemali”. Ndёrkaq, monumenti i Ismail Qemalit, me autor Veli Blakçori, do tё vendoset nё Muzeun Historik Kombёtar.

Komiteti aprovoi si variant tё parё pёr monumentin e Ahmet Zogut, variantin ushtarak, me autor Kreshnik Zhikun, ndërsa u miratua edhe projekti pёr mauzoleumin kushtuar Nёnёs Mbretёreshё dhe u kёrkua tё hapet menjёherё tenderi pёr realizimin e tij.

Në mbledhje u kërkua tё hapet konkursi ndёrkombёtar, pёr realizimin e spotit pёr 100 vjetorin. U aprovua nё parim lista e aktiviteteve kryesore pёr 100 vjetorin, si dhe krijimin e njё website pёr këtë eveniment.