TIRANE - Përgatitjet për kremtimin e 100-vjetorit të Pavarësisë së vendit kanë nxjerrë në pah disa të vërteta të ndaluara. Kështu mendon kryeministri i vendit Sali Berisha, i cili në mbledhjen e Komitetit Ndërministror për 100-vjetorin e pavarësisë, theksoi se debati për çdo çështje është një proces në vazhdim që gjithsesi ruan vlera të mëdha pasi çon tek e vërteta.
“Ka pasur një debat të vazhdueshëm, të larmishëm mbi të gjithë problematikat, ose të disa problematikave në veçanti, një debat i pashmangshëm për shkak të një trashëgimie, jo të favorshme në qëndrimet ndaj historisë, por në tërësinë e tij gjykoj se debati në tërësinë e tij i ka shërbyer në mënyrë të padiskutueshme nxjerrjes në pah të disa të vërtetave të ndaluara, të disa të vërtetave të mëdha historike të mohuara, të disa të vërtetave të deformuara. Debati është një proces në vazhdim, dinamik që nuk ndalet kurrë. I konsideruar në lashtësi si mjeti kryesor për të qëmtuar të vërtetën, prapë ai ruan vlera të mëdha.”, u shpreh kryeministri.
Ndërkaq kreu i ekzekutivit deklaroi se për bashkinë e Vlorës, vendin ku u ngrit flamuri do të ketë mbështetje modeste, por i takon qeverisë vendore të nderojë figurat historike.
“Edhe njëherë ftoj të gjitha qeveritë vendore, ka një seri kërkesash dhe unë i mirëkuptoj, por mendoj se është në tagrin dhe nderin e qeverive vendore që përfaqësuesit e tyre në Vlorë ti nderojnë figurat, ti nderojnë me buste, me statuja, si ta gjykojnë dhe do të kenë vetëm përgëzimin e qeverisë, dhe në rast nevoje ndonjë mbështetje modeste, por është në detyrimin e tyre që përfaqësuesit e tyre ne Vlorë, atyre që firmosën dokumentin e pavarësisë apo dhe ne raste të tjera, ti nderojnë. Ne mbështesim plotësisht, sikundër do të ishte e gabuar që figura, të cilat janë nderuar në mënyrë konstante, të bëjnë sikur nuk janë nderuar.”, vijoi Sali Berisha.
Berisha kërkoi më tej që brenda një jave të shpërndahen të gjitha ftesat për personalitet që do të marrin pjesë në kremtimin e 100 vjetorit të pavarësisë, të shqyrtohen të gjitha veprimtaritë që do të zhvillohen me këtë rast.
/Shqiptarja.com