100-vjetori i Pavarësisë:
Patriotizëm apo Komercializëm?!

100-vjetori i Pavarësisë: <br />Patriotizëm apo Komercializëm?!
"Në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë”, është refreni i dëgjuar më shpesh këtë vit jo vetëm sa i përket politikës por edhe midis personazheve të famshëm.

Shumë artistë shqiptarë kanë realizuar këngë apo evente në emër të këtij përvjetori. Mund të përmendim këtu këngën e fundit të këngëtares së njohur Elvana Gjata “Gjaku im”, e cila vjen me një dedikim të veçantë për këtë eveniment.

Ndërkohë edhe këngëtarja Rozana Radi ka publikuar një video të re dedikuar 100-vjetorit ku ka risjellë në versionin e saj këngën e njohur patriotike “Xhamadani vija vija”.

Klipi është xhiruar në disa qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe ngjyrat që dominojnë janë e kuqja dhe e zeza, ku janë angazhuar një sërë balerinësh dhe balerinash.

Edhe këngëtarja shkodrane Barbana Dini ka vendosur të sjellë një këngë të tillë e cila titullohet “Thrret Prizreni mori Shkodër”. Risia që këngëtarja ka sjellë ka qenë pikërisht zëvendësimi i instrumentit të çiftelisë me kitaren elektrike.

Kësaj parade plot tinguj patriotike nuk mund t’i mungonte as këngëtarja e njohur shqiptare Manjola Nallbani e cila sjell jo vetëm një këngë për përvjetorin e pavarësisë por edhe për Kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën.

Dy vëllezërit korçarë, Endri dhe Stefi gjithashtu janë duke përgatitur një material të ri muzikor. “Sapo kemi përfunduar një këngët patriotike që i kushtohet pikërisht 100-vjetorit të Pavarësisë. Kjo këngë është kompozimi më i ri i Florent Boshnjakut.

Kënga është inçizuar në studion e Shpëtim Saraçit dhe do të këndohet për herë të parë në koncertin që do të mbahet në Prishtinë,”është shprehur Stefi.

Edhe këngëtarë të tjerë si Hekuran Krasniqi apo Shkurte Fejza kanë menduar të sjellin material muzikore për këtë përvjetor. Por artistët shqiptarë nuk janë ndalur thjesht në publikimet e këngëve. Shumë prej tyre kanë vendosur që 100-vjetori i Pavarësisë të jetë pjesë e koncerteve.

Kujtojmë këtu performancën e këngëtares kosovare Adelina Ismajli, e cila ka sjellë në koncertin e saj në Sarandë një këngë për heroin tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeun.

Ndërkohë vetëm pak javë më parë është kthyer këngëtarja Bleona Qereti, e cila e nisi turin e saj të koncerteve në qytetin bregdetar të Vlorës, duke qenë se këtu është shpallur pavarësia. E veshur me ngjyrat dhe simbolet e flamurit Bleona ka ndezur publikun vlonjat.

Ndërkaq lajmi më i fundit që na vjen nga këngëatrja me origjinë kosovare e cila jeton në Londër, Rita Ora, është se do të jetë e pranishme në 28 nëntor në Prishtinë. Me ftesë të presidents së Kosovës zonjës Atifete Jahjaga, Rita Ora do të perfomojë këngë nga albumi i saj i parë “ORA”, i cili doli në treg më 27 gusht.

Përpos koncerteve artistët kanë preferuar të promovojnë edhe albumet e tyre muzikore si në Tiranë ashtu edhe në Prishtinë. Kujtojmë këtu emra si Big Basta, Zhaku etj.

E në fakt natyrshëm lind pyetja, i gjithë ky përkushtim dhe devotshmëri vjen vërtet nga dëshira për të nderuar këtë datë apo është një tjetër mënyrë përfitimi nga këngëtarët?!

Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Valbona turistike, destinacioni i preferuar nga turistët vendas dhe të huaj

Valbona turistike, destinacioni i preferuar nga turistët vendas dhe të huaj