TIRANE - Qeveria jo vetëm ka shpenzuar shuma astronomike në përkujtim të 100 vjetorit të Pavarësisë së vendit, por ka organizuar evenimente me shpenzime marramendëse që në fakt nuk duket se kane ndonjë lidhje me këtë festë të madhe të shqiptarëve. Shqiptarja.com pas një sërë kërkesash drejtuar Ministrisë së Kulturës ka arritur të sigurojë listën e shpenzimeve për disa aktivitete, ku të bie në sy një kosto miliona lekë të shpenzuara në aktivitete që s’kanë lënë asnjë gjurmë, ose miliona të tjera destinacioni i të cilave ka shkuar për fondacionet private.

Shqiptarja.com hedh dyshime se fondi 8.4 milion lekë është vetëm një pjesë e asaj që është shpenzuar për realizimin e konkursit mbarëkombëtar për realizimin e posterit festiv të 100-vjetorit të Pavarësisë që u zhvillua në janar të këtij viti në Galerinë Kombëtarë të Arteve. Ku produkt i gjithë kësaj shume marramendëse në fakt është një imazh i kopjuar, ku mediat denoncuan atë periudhë se logoja e pavarësisë është thuajse njëlloj me atë të Trinidad Tobagos afër Xhamajkës, e cila këtë vit feston 50 vjetorin e pavarësisë. Logoja e Trinidad Tobagos ka vetëm dy vija më tepër se ajo e Pavarësisë së Shqipërisë.

Janë mjaft aktivitete të tjera, të cilat i janë faturuar këtij evenimenti.  LEXO KETU SHKRIMIN E PLOTE

(n.s/r.d/Shqiptarja.com)