Tirana këto ditë ka marrë një pamje krejtësisht të re duke nisur që nga vendosja e logos identifikuese e deri tek tullumbacet në formë zemre për “Shën Valentinin”, ditën e të dashuruarve.

Por kësaj rradhe është pushtuar nga kryebashkiakët që ka pasur ndër vite në kuadër të festëts së 100 vjetorit të shpalljes kryeqytet.

Në formën e banerave ato janë vendosur në zonën e sheshit “Skënderbej”.

Ndër kryebashkiakët pjesëmarrës në shesh është edhe Basha, tashmë kryetar i Partisë Demokratike dhe kryeministri Edi Rama, të cilët kanë drejtuar bashkinë para Veliajt.