100-vjetori, Rama dhe Meta
bashkë në Vlorë më 28 nënto

100-vjetori, Rama dhe Meta<br />bashkë në Vlorë më 28 nënto
TIRANE - Kryetari i PS Edi Rama dhe kreu i LSI do bashkohen më 28 nëntor të qytetin e Vlorës për të festuar 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Pikërisht në kryeqendrën e vendit të atyre viteve ku u ngrit flamuri kombëtar nga plaku Ismail Qemali, që shpalli dhe mëvetësinë e shqiptarëve, liderët e dy partive të majta por që janë në koalicione të ndryshme politike kanë vendosur të festojnë bashkë. Rama e Meta kanë konfirmuar festimin vetëm në Vlorë, duke e cilësuar këtë qytet
si kryeqytetin e pavarësisë, ndërkohë që Berisha, aleati I Metës në qeverisje, këmbëngul në qëndrimin e tij për të festuar 28 nëntorin në Tiranë, e shprehur kjo dhe në axhendën zyrtare që parashikon festime në kryeqytet. Kryetari i PS, Rama e konsideron vulgar programin zyrtar për festimet e 100-vjetorit të Pavarësisë. Në reagimin e tij në rrjetin social "Twitter", kryetari i opozitës shkruan se projekti zyrtar ka frymë komuniste e aspak shije europiane. "Vaj medet për shtetin
pas 100 vjetësh! Buste e shtatore të socrealizmit ngulur kuturu në trupin e Tiranës duke shkelur historinë, fyer estetiken dhe keqtrajtuar opinionin publik. Simpoziume e mbledhje jubilare si ato të kohës së vjetër ku koha e re sjell veç arbitraritet mbi historinë e propagandës bajate politike",shkruan Rama. Sipas tij, Protokolli i Shtetit është shkelur hapur.

(Shkrimin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë