1000 simpatizantët e Ku Klux
Klan, Anonymous publikon listën  

1000 simpatizantët e Ku Klux<br />Klan, Anonymous publikon listën  
Anonymous publikon listën e 1000 njerëz të lidhur me grupin Ku Klux Klan. Ata dyshohet se janë simpatizantët të grupit në internet. Anonymoues, grupi i hakerave, thotë se publikimi i këtyre të dhënave bëhet si një formë rezistence ndaj dhunës racore.

Grupi KKK vitin e shkuar kërcënoi se do të përdorë “ forcë vdekjepurëse” ndaj atyre që protestonin kundër vrasjes së të riut  me ngjyrë në Ferguson, Missouri. Lista e re mesa duket jep detaje të profileve të simpatizantëve të cilët i janë bashkuar apo kanë pëlqyer Ku Klux Klan, në Facebook dhe në Google Plus. Në shumë prej profileve paraqiten imazhe dhe slogane raciste.

Për të ndërtuar listën është përdorur inteligjenca njerëzore dhe jo metodat Hacker, bën me dije Anonymous.

Data 5 nëntor është një ditë e shënuar për pjesëtarët e Anonymous, sepse në vitin 1605 grupi Guy Fawkes u përpoq të hidhte në erë Parlamentin anglez. Maskat  e Guy Fawkes u bën të famshme mbas filmit horror  V “Vendetta”, çka simbolizoi edhe grupin më vonë.

Grupi nisi fushatën e vet, të quajtur Hoods Off, pasi Ku Klux Klan kërcënoi  dhunën ndaj protestuesve në Ferguson, Misuri. Njerëzit, duke përfshirë anëtarët anonim, dolën në rrugë pasi trupi gjykues vendosi të mos ndjekë penalisht një polic të bardhë i cili kishte qëlluar për vdekje Michael Brown, një adoleshent me ngjyrë, në gusht 2014.

Ku Klux Klani (KKK), ose thjesht "Klan", është emri i lëvizjeve në Shtetet e Bashkuara që kanë avokuar lëvizje ekstremiste reaksionare. Duke përfshirë  rryma të tilla si supremacinë e bardhë, nacionalizmin të bardhë, dhe anti-emigracionin.

Redaksia online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Blinken në Izrael: Moment vendimtar për armëpushimin

Lufta/ Blinken në Izrael: Moment vendimtar për armëpushimin