Maripoli është një nga qytetet ukrainas më të prekur nga pushtimet ruse ku mijëra civilë janë vrarë e ku tashmë qyteti duket si një grehinë nga bombardimet që vazhdojnë.
Sot një tjetër problem ka lindur “në qytetin e vështirësive” të mëdha pasi është ngritur alarmi se mbi 10,000 njerëz mund të humbin jetën për shkak të sëmundjeve dhe kushteve higjenike.
Këtë e ka bërë të ditur kryebashkiaku i qytetit Vadym Boychenko, sipas të cilit banorët e kanë shndërruar Mariupolin në një geto mesjetare.
Pa ilaçe dhe trajtim mjekësor, pa rivendosjen e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve adekuate, në qytet do të shpërthejnë epidemitë duke shkaktuar rritjen e vdekshmërisë.
“Tani në qytet ndodhen 150-170 mijë banorë, sumica e popullsisë aktuale janë të moshuar dhe të sëmurë. Pa kushte adekuate higjienike, vdekshmëria midis grupeve vulnerabël do të rritet në mënyrë eksponenciale.Disa banorë të Mariupolit nga fshatrat fqinjë janë kthyer në qytet sepse mund të largoheshin për shkak të pengesës nga forcat ruse. Rusët vazhdojnë gjenocidin që filloi më 24 shkurt. Populli ynë është në rrezik. Duhet të evakuojmë mënjëherë banorët,” tha ai.
Lajmi kryesor:
Johnson nënshkruan pakt ushtarak me Finlandën e Suedinë për mbrojtje në rast sulmi! Bombardohet fabrika e çelikut! Lavrov: Operacioni special i forcave ruse i jep fund dominimit të SHBA në botë









