Koronavirusi/ 1,001 të infektuar dhe 7 viktima në 24 orët e fundit! 23 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! Shërohen 1,803 të tjerë

Koronavirusi/ 1,001 të infektuar dhe 7 viktima në 24 orët e fundit! 23 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! Shërohen 1,803 të tjerë

Spitali Infektiv

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 1,001 raste të reja me koronavirus nga 3,956 testime të kryera. Fatkeqësisht 7 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve.

Më konkretisht bëhet fjalë për dy qytetarë nga Vlora 55 dhe 82 vjeç, një qyetetar nga Shkodra 66 vjeç dhe katër qytetarë nga Tirana 66-93 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë, teksa apelon qytetarët të vaksinohen njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim 128 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar. 

Sakaq, 1,803 persona janë shëruar nga koronavirusi në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 242,445 që nga fillimi i epidemisë.

Ndërsa në të gjithë vendin janë 16,427 raste aktive me COVID. Krahasuar me një ditë më parë numri i infektimeve dhe viktimave ka pësuar ulje.

Sa i përket rasteve të reja, në 24 orët e fundit u regjistruan në këto bashki; 394 në Tiranë, 57 në Krujë, 54 në Fier, 53 në Vlorë, 45 në Berat, 39 në Lushnje, 35 në Durrës, 30 në Sarandë, 27 në Shkodër, 25 në Gjirkastër,  24 në Elbasan, 18 në Kamëz, 17 në Kuçovë, 16 në Lezhë, 13 në Tepelenë, 10 në Kurbin, Mallakastër, 9 në Gramsh, 8 në Vorë, Peqin, 7 në Vau i Dejës, Patos, Divjakë, Devoll, Dimal, 6 në Selenicë, Përmet, 5 në Himarë, Delvinë, Korçë, 4 në Tropojë, Memaliaj, Poliçan, 3 në Kukës, Pogradec, Cërrik, Prrenjas, 2 në Malësi e Madhe, Fushë- Arrëz, Mirditë, Kavajë, Këlcyrë, 1 në Pukë, Has, Rrogozhinë, Dibër, Klos, Rroskovec, Konispol, Libohovë, Dropull, Maliq, Skrapar, Belsh, Librazhd.

Statistika (03 Shkurt  2022)
Raste të reja ditore          1,001
Të shëruar në 24 orë       1,803
Të shtruar në spitale       128
Humbje jete në 24 orë    7
Testime ditore                3,956
 
Testime totale                1,682,861
Raste pozitive                 262,241
Raste të shëruara          242,445
Raste Aktive                    16,427
Humbje jete                     3,369
 
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë             7,199
Fier                 1,707
Shkodër          1,567
Vlorë               1,250
Elbasan           1,022
Gjirokastër       806
Berat                793
Lezhë               639
Korçë               603
Durrës              415
Kukës               306
Dibër                120

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet kulturore/ ‘Arrëthyesi’, baleti emblematik i Krishtlindjes te Opera, dy shfaqje teatrore

Aktivitetet kulturore/ ‘Arrëthyesi’, baleti emblematik i Krishtlindjes te Opera, dy shfaqje teatrore