100-vjet marrëdhënie me SHBA/ Berisha: Mike Pence u largua pa takuar asnjë zyrtar! Edhe Pompeo fshiu takimet

Ish-kryeministri Sali Berisha ka udhëtuar në Mirditë për të festuar 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes SHBA-së dhe Shqipërisë. Edhe këtë herë, Berisha nuk ka kursyer kritikat ndaj qeverisë duke thënë se ja nxinë faqen vendit.

Ndër të tjera vuri theksin tek vizitat e ish-zv.Presidentit të SHBA-së, Mike Pence dhe Mike Pompeos në Shqipëri. Berisha tha se Pence erdhi rreth 1 muaj më parë në Shqipëri dhe nuk zhvilloi takim me asnjë zyrtar. Gjithashtu Pompeo, sipas Berishës, u pendua dhe në njoftimet e bëra për shtyp për vizitën në Shqipëri, nuk përmendi asnjë takim me zyrtarët shqiptarë.

“Në mënyrën më të pamerituar, në kuptimin e mirëfilltë, ja nxinë faqen këtij vendi dhe kombi pas Enver Hoxhës. Ju e konstatuat, ky është 100 vjetor. Para 1 muaji erdhi këtu ish-zv.Presidenti i SHBA-së. Një burrë i respektuar nga vendi i tij, nuk u takua me asnjë zyrtar. U takua me muxhahedinët iranianë. U kthye direkt në vendin e tij. Pse kjo, sepse ta themi me fjalë popullore, nuk donte të merrte pleshta. Nuk donte. Kë do të takonte, dilte ajo që ndodhi me Mike Pompeon. Erdhi dhe ai, dhe e dërguan gjoja në konferencën e 100-vjetorit. Kush e organizonte, e organizonte një eksponent kryesor i bandës së Elbasanit që quhet Taulant Balla. Kur e mori vesh, u largua dhe në njoftimin në shtyp, nuk citoi asnjë shqiptar. Takoi MEK-un dhe asnjë shqiptar. I fshiu takimet dhe u largua. Janë motive për ne që të bëjmë gjithçka për të shpëtuar Shqipërinë, nga kjo qeveri.

A e keni dëgjuar njëherë këtë njeri të flasë për varfërinë në Shqipëri, se bizneset po falimentojnë, rinia po ikën masivisht. Ky ka vetëm një justifikim që në thelb, po ta analizoni bazohet në mendimin e tij zhvleftësues të pandjeshëm ndaj problemeve të qytetarëve. Çfarë ka ndodhur me ne? Nga viti 2014, gjatë 7 vite, del statistika e Eurostat-it. Nga Shqipëria thotë Eurostat, janë larguar 744,417 qytetarë. A mund ta imagjinoni. Largimet ndodhin vetëm në luftërat civile. Edhe në luftërat civile kaq shumë nuk largohen. Kur luftojnë dy palë, njëra palë ikën.

Pse ikin shqiptarët? Sigurisht që lëvizja e lirë, është një realitet. Këtu kam një grafik që tregon se popullsia në Shqipëri, nga viti 2007, grafik i INSTAT që drejtohet nga Edi Rama. Nga 2007 deri në 2014 popullata është rritur progresivisht. Rënia e madhe ka nisur në vitin 2014” – tha Berisha.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Askushi: 29/07/2022 13:10

    O B.Q. VICIDOLI O PLEHR E KOMBIT KU TI KESH SURRAT ????????????????????????????????????????????????????????????????????⚰⚰⚰⚰⚰

    Përgjigju
  • Qeliza: 29/07/2022 10:14

    Butak i shkrete ngele, as kandror nuk u bere njeher: Pompa & Trap & Co inc, Jane bajga e Putanit! Krimb

    Përgjigju
  • anna: 29/07/2022 08:54

    Mund te genjesh ato servilat tuaj qe i ke ushqyer gjithmone o Sali ,se Mirditoret nuk i mashtron me dhafe boshe nje intrigant si puna jote.

    Përgjigju
  • Tutu: 29/07/2022 05:48

    Ky eshte nena e intriges dhe i ligesise… ne mesjete do ta kishin djegur ne turren e druve…

    Përgjigju
  • Iris: 29/07/2022 03:30

    Ore Berishe,pse ben shejtan budallain?!Vete e pranon shkarazi qe erdhen te takojne vetem iranianet,pastaj thua qe s'takuan asnje shqipo.Qellimi i vizitave ishin VETEM iranianet.Pike!Ju mendoni se politika behet si ne Vicidol e vende te ngjashme kur vizitore te rendesishem te huaj,apo vendas,apo te derguar nga Tirana zyrtare,dikur kur shkonin ne ato zona,duhej me patjeter t'i benin nje vizite kulles se bajraktarit vendas ne veri,apo sarajeve te beut me te pasur ne qender e ne jug! Amerikanet dhe anglo-saksonet ne pergjithesi, nuk logjikojne dhe as veprojne sipas mendesise ballkanase-turkoshake,keshtu qe mos i shtrembero faktet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër