100-vjetori i marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri, Kim prezanton logon që do përdorin dy shtetet: Gjithmonë krah për krah! (VIDEO+FOTO)

TIRANË- 100 vjetori i marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-s, i ka gjetur dy vendet duke përdorur një logo të re, e cila është prezantuar nga ambasadorja amerikane Yuri Kim. Përmes një video-mesazhi, Kim thotë se viti 2022 do ë shënojë një statcion të rëndësishëm për marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Ky vit shënon një gur kilometrik të veçantë në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri. Dhe përgjatë gjithë vitit 2022, ambasada e SHBA do të përkujtojë 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona të mrekullueshme. Kemi kënaqësinë të ndajmë me ju sot logon që SHBA dhe Shqipëria do të përdorin për këtë gur kilometrik të rëndësishëm”, shprehet Kim.

Sipas Kim, logo ‘100- Sëbashku krah për krah’, simbolizon miqësinë midis popullit amerikan dhe popullit shqiptar. Ambasadorja shpjegon se numri 100 është i dizenjuar në atë mënyrë që simbolizon ‘infinity-in’, shenjën e pafundësisë.

“Shpresojmë të jeni dakort se ajo shpreh miqësinë midis popullit amerikan dhe popullit shqiptar nëpërmjet ngjyrave, skicimit dhe fjalëve. Ajo që personalisht më pëlqen është që numri 100 përfshin simbolin e pafundësisë. Ne festojmë se sa shumë kemi ecur bashkë dhe gjithashtu mirëpresim arritjet që do të vijnë. Ndërsa ecim përpara uroj që populli amerikan dhe shqiptar të qëndrojnë gjithmonë krah për krah. Gëzuar. Edhe 100!”, thotë ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Kjo logo, thotë Kim do të përdoret gjatë gjithë viti 2022 ku ambasada e SHBA-së do të përkujtojë 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Logo është publikuar edhe nga ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, teksa shpreh mirënjohjen ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen që i kanë dhënë vendit tonë.

“Viti 2022 shënon 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA. Në këtë përvjetor, Shqipëria është mirënjohëse ndaj Shteteve të Bashkuara dhe popullit amerikan për mbështetjen bujare dhe vendimtare për vendin tonë. Njëherësh jemi krenarë për angazhimin dhe kontributin në rritje të Shqipërisë në këtë partneritet strategjik. Lidhjet që na bashkojnë janë të forta dhe presim me optimizëm thellimin e miqësisë dhe partneritetit mes nesh”, shkruan Xhaçka.

Logo e publikuar nga Yuri Kim për 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes SHBA-së dhe Shqipërisë

/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë