TIRANË- Pas më shumë se dy muajsh, 105 familjet e para në Valias morën sot çelësin e shtëpive të rindërtuara të cilat u shkatërruan nga tërmeti tragjik i nëntorit 2019. Rama inspektoi banesat e reja, ndërsa theksoi se së shpejti edhe familjet e tjera do të marrin shtëpitë e reja pasi procesi i ndërtimit po vijon. Ai tha se nuk do të mungojnë as hapësirat e gjelbra e as këndet e lojërave për fëmijët.

“Çelim dyert për një pjesë të konsiderueshme të familje që po strehohen në lagje të re, së shpejti edhe për pjesën tjetër. Pjesa më e madhe e punës edhe në anën tjetër ka përfunduar, janë vetëm detajet e fundit për apartamentet, ndërkohë që do vazhdojmë të bashkëpunojmë me kryetarin e bashkisë për të kompletuar edhe gjithë anën e jashtme me parqet dhe me këndet sportive për vajzat dhe djemtë më të rritur si edhe me këndet e lodrave për fëmijët e vegjël, edhe me infrastrukturën për gjyshërit dhe gjyshet që mund të dalin lirisht me nipërit dhe mbesat’, tha Rama.

Kryeministri theksoi edhe njëherë se këto shtëpi do t’u jepen të gjitha familjeve falas. Nuk munguan as batuta me demokratët, ku Rama tha se për demokratët e Kamzës paska qenë kjo botë pasi ndonëse i kanë kundërshtuar socialistët, PS ka sjell një bum investimesh në këtë zonë.

“Ajo që është kryesorja është që të gjitha këto apartamente janë tuajat janë falas, janë pronë e patundshme e familjes tuaj. Kjo vlen për të gjithë ju, edhe për shumicën që janë demokratë që duken 4 orë larg, po nuk humbi ndonjë gjë që të qeshni me gjithë zemër se shpi po merrni nuk po merrni ndonjë shqelm të dilnit nga shtëpia. Nuk është faji im që e prisnit nga tjetër kush dhe ua bëri tjetër kush. Kështu është jeta të vjen nga se pret. Për ju demokratët e Kamzës paska qenë kjo botë, ju vu kundër, ne vu kopshte vu çerdhe, vu shtëpia. Ju me gurë ne me bukë dhe të them të drejtën nuk na vjen keq se gurët tuaj na bëjnë më te fortë dhe juve buka jonë u bën më të fortë, të dy palët ecim bashkë”, tha Rama.

I pranishëm ishte edhe zv.kryeministri Arben Ahmetaj, njëherazi edhe ministri i Shtetit për Rindërtimin. Ahmetaj tha se vendi ynë po përballet edhe me krizën e çmimeve, por do t’ia dalim sërish njëjtë si me pandeminë dhe tërmetin.

“Ky është një moment reflektimi, dua të mos e harroni atë moment të vështirë kur tërmeti rrafsho shtëpitë dhela shumë familje pa strehë në qiell të hapur dhe aty ishte kjo qeveri që u gjend. Nuk i kthehem më kot këtij momenti, jemi sërish në një moment të vështirë, në një krizë që ka ardhur jo si dy të parat, ky në tryezat tona ndjejmë krizën e shkaktuar nga rritja e çmimeve. Është kjo qeveri që se ka lejuar rritjen e çmimit të energjisë dhe e ka nxjerrë paketën e rezistencës sociale. Ja dolëm me tërmetin, jemi në shtëpi më të bukura. Asnjë qytetar nuk është lënë mbrapa, vetëm edhe në rrezik dhe në nevojë. Ashtu siç ia dolëm me tërmetin dhe pandeminë do ia dalim sërish me këtë krizë”, u shpreh Ahmetaj.

Ditën e sotme 105 familje morën shtëpitë e reja, ndërsa kryebashkikau i Kamzës, Rakip Suli bëri me dije se 9 objekte të tjera janë në rindërtim e sipër. Ai shtoi se në pallate janë ndërtuar 300 vende parkingu që do t’u vijnë në ndihmë qytetarëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:19
Rama ‘ngushëllon’ demokratët në Kamzë: Rroftë PD-ja se tani që na la kemi nostalgji

 

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar situatën në Partinë Demokratike gjatë takimit me demokratët në Valias të Kamzës.

“Rroftë PD se tani që na la kemi nostalgji për PD s’kemi ca bëjmë”, tha Rama.

Ora 18:06
Rama në Valias: Këtu nuk ka pasur rrugë, natën nuk gjenit shtëpinë

 

Kryeministri Edi Rama tha se Kamzë kanë ndërtuar 21 kopshte dhe shkolla të reja.

“21 gropa kemi gjet, 21 shkolla e kopshte janë ndërtuar. Një nga kopshte fitoi çmimin ndërkombëtar si kopshti më i bukur i ndërtuar në vitin 2020 në Europë. Në Kamzës llogarite se edhe shtëpinë e gjenit me te pyetme se s’kishte rrugë dhe natën e humbnit rrugën me shku te shtëpia juaj”, tha Rama.