106 vite pas tragjedisë, biznesmeni australian rifillon punimet për “Titanic II”

106 vite pas tragjedisë, biznesmeni australian rifillon punimet për “Titanic II”

Biznesmeni australian Clive Palmer dhe projekti i anijes "Titanic II"

Të gjithë do të kenë mundësi të shohim me sytë e tyre rindërtimin e një anijeje “Titanic II”, e cila do të ketë të njëjtin dizajn të brendshëm dhe modelim kabinash, si ajo origjinale. Manjati australian i minierave, Clive Palmer para gjashtë viteve u shpreh se do të ndërtonte një kopje të Titanic-ut, por tre vite më pas ai i ndërpreu punimet për shkak të mungesës së parave.

Së fundmi Palmer ka bërë të ditur se ka rinisur punimet për ndërtimin e “Titanic II”.

“Anija do të bëjë udhëtimin origjinal, do të mbajë pasagjerë nga Southampton në Nju Jork, por ajo edhe do t’i bjerë rrotull globit duke frymëzuar njerëzit, ndërsa do të tërheqë një vëmendje që nuk mund të ketë rivalë, intriga dhe mister në çdo port që do të vizitojë. Miliona vetë kanë ëndërruar të udhëtojnë me të, ta shohin atë në port dhe të përjetojë madhështinë e saj unike. Titanic II do të jetë anija ku ato ëndrra do të bëhen realitet,”- është shprehur australiani Clive Palmer.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?