106 vjetori i Ditës së Flamurit Kombëtar, Bushati publikon letrën e Ismail Qemalit (Dokumenti)

106 vjetori i Ditës së Flamurit Kombëtar, Bushati publikon letrën e Ismail Qemalit (Dokumenti)

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati

Me rastin e 106-vjetorit të shënimit të ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka zgjedhur krejt ndryshe të japë një urim të vecantë nga ana e tij, për të gjithë qytetarët dhe bashkombasit shqiptar.

Përmes postimit të bërë në profilin e tij zyrtar në Facebook, ministri Bushati teksa ndan me publikun letrën e Ismail Qemalit drejtuar Fuqive të Mëdha, shkruan se shqiptarët janë krenarë për përkatësinë Europiane.

Duke e përkujtuar këtë ditë si një datë të rëndësishme historike, përmes postimit të publikuar në faqen e facebook-ut  Bushati shkruan se vendi është në rrugën e duhur të ko0nsolidimit të tij si shtet i lirë i së drejtës dhe demokratik.

"Shqiptarët gëzohen që mundën me hy në familjen e popujve të lirë të Orientit, dhe tue mos pasë tjetër qëllim veçse me jetue në paq me të tanë shtetet fqinje..”, shkruante Ismail Qemali në letrën drejtuar qeverive të Fuqive të Mëdha dhe të shteteve fqinje, menjëherë pas shpalljes së Pavarësisë më 28 Nëntor 1912, nga Kuvendi Kombëtar i Vlorës, ku i njoftoi “...për këtë ngjarje të jashtëzakonshme për jetën kombëtare të shqiptarëve..”, shkruan ministri Bushati në facebook.

Postimi i plotë i Ditmir Bushatit:

Shqiptarët gëzohen që mundën me hy në familjen e popujve të lirë të Orientit, dhe tue mos pasë tjetër qëllim veçse me jetue në paq me të tanë shtetet fqinje..”, shkruante Ismail Qemali në letrën drejtuar qeverive të Fuqive të Mëdha dhe të shteteve fqinje, menjëherë pas shpalljes së Pavarësisë më 28 Nëntor 1912, nga Kuvendi Kombëtar i Vlorës, ku i njoftoi “...për këtë ngjarje të jashtëzakonshme për jetën kombëtare të shqiptarëve..”, shkruan  ministri  Bushati nw facebook.

Sot, në 106-vjetorin e Ditës së Flamurit, me urtësi dhe vendosmëri jemi në rrugën e konsolidimit të demokracisë dhe shtetit të së drejtës, krenarë për përkatësinë tonë Europiane.

#106vjetshtet

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja