Rriten shifrat/ 1088 raste të reja me COVID dhe 12 viktima në 24 orët e fundit në vend! Më shumë të shtruar dhe të shëruar

Rriten shifrat/ 1088 raste të reja me COVID dhe 12 viktima në 24 orët e fundit në vend! Më shumë të shtruar dhe të shëruar

Spitali Infektiv

Kjo e diel ka sjellë rritje të shifrave të COVID, krahasuar me një ditë më parë. Nga 3885 testime, ministria e Shëndetësisë ka raportuar 1088 raste të reja dhe 12 humbje jete, të moshave 35-78 vjeç. Në total numri i viktimave ka shkuar në  1,555 që prej fillimit të pandemisë.

"Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 12 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID.  7 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 35-78 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve", thotë ministria.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3885 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1088 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

"320 raste në Tiranë, 99 raste në Sarandë, 92 raste në Durrës, 65 raste në Fier, 60 raste në Vlorë, 53 raste në Shkodër, 52 raste në Krujë, 37 raste në Gjirokastër, 36 raste në Berat, 34 raste në Tepelenë, 32 raste në Kuçovë, 26 raste në Kurbin, 21 raste në Elbasan,16 raste në Mat, 14 raste në Kamëz, 11 raste në Bulqizë, 10 raste në Mallakastër, 9 raste në Korçë, Përmet, 8 raste në Gramsh, 7 raste në Lushnje, 5 raste në Mirditë, Malësi e Madhe, Peqin, 6 raste në Kukës, Kavajë, Delvinë, 4 raste në Lezhë, Pogradec, Kolonjë, Vorë, 3 raste në Devoll, Ura Vajgurore, Dibër, Maliq, 2 raste në Has, Himarë, Poliçan, 1 rast Pukë, Tropojë, Librazhd, Vau Dejës, Shijak, Patos, Këlcyrë". 

Ndërkaq janë shëruar 781 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 56,764 që nga fillimi i epidemisë.  Aktualisht sipas ministrisë në 4 spitalet COVID, po trajtohen 531 pacientë, 32 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar. 

Ministria e shëndetësisë bën apel për të respektuar vëtizolimin kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19, në mënyrë që të frenohet përhapja e virusit. 

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID", thuhet në apel.

COVID-19 – Statistika ( 14 Shkurt 2021)
Raste të reja ditore         1088
Të shëruar në 24 orë      781
Të shtruar në spitale      531
Humbje jete në 24 orë   12
Testime ditore                3885 

Testime totale           414,278
Raste pozitive            93,075 
Raste të shëruara      56,764
Raste Aktive               34,756
Humbje jete                1,555 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 
Tiranë 20366
Fier     2991
Durrës     1782
Elbasan   1403
Shkodër  1531
Vlorë       1804
Lezhë   1150
Korçë      1018
Berat       1031
Gjirokastër 863
Kukës   452
Dibër    365

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë