1152 raste të reja me COVID, humbin jetën 12 persona! Situata e rënduar edhe në spitale! Ndërron jetë mjeku në Durrës

1152 raste të reja me COVID, humbin jetën 12 persona! Situata e rënduar edhe në spitale! Ndërron jetë mjeku në Durrës

Foto ilustruese

Sërish shifra të larta të personave të prekur me COVID janë shënuar në vendin tonë. Në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë njofton se në vend kanë ndërruar jetë 12 persona si pasojë koronavirusit, ndërkohë që janë shënuar 1152 raste të reja, nga 3994 testime të kryera.

Ndërkohë që edhe në spitalet COVID gjendja vijon që të mbetet e rënduar. Ministria njofton se aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 512 pacientë, 30 në terapi intensive nga të cilët 17 pacientë janë të intubuar.

Ministria njofton se: 12 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID; 7 qytetarë nga Tirana, 1 qyetetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Delvina, 1 qytetar nga Kolonja, të moshave 58 -86 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 740 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 55,983 që nga fillimi i epidemisë.

Nga ana tjetër Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjienën vetjake, dhe respektoni vëtizolimit kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19, vetëm kështu mund të frenohet përhapja e COVID-19.

Po ashtu Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

Ju njohim me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:

Janë kryer 3994 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1152 qytetarë Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 510 raste në Tiranë, 143 raste në Durrës, 74 raste në Lushnje, 58 raste në Fier, 44 raste në Kavajë,38 raste në Korçë, 34 raste në Tepelenë, 30 raste në Elbasan, 27 raste në Lezhë, 26 raste në Librazhd, 17 raste në Shkodër, Berat, 13 raste në Kurbin, 9 raste në Kuçovë, 8 raste në Kukës, 7 raste në Krujë, Vlorë, Mat, Gjirokastër, Kolonjë, 6 raste Ura-Vajgurore, Gramsh, 5 raste në Kamëz, Sarandë, 4 raste në Pogradec, Cërrik, 3 raste në Mirditë, Mallakastër, Delvinë, Malësi e Madhe, Skrapar, Maliq, 2 raste në Devoll, Përmet, Vau i Dejës, Selenicë, Himarë, Peqin, Vorë, 1 rast në Has, Divjakë, Belsh, Dibër, Patos, Poliçan, Këlcyrë.

COVID-19 – Statistika ( 13 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore         1152

Të shëruar në 24 orë      740

Të shtruar në spitale      512

Humbje jete në 24 orë   12

Testime ditore               3994

Testime totale           410,393

Raste pozitive            91,987

Raste të shëruara      55,983

Raste Aktive               34,461

Humbje jete                1,543

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 20265

Fier     2980

Durrës     1770

Elbasan   1488

Shkodër  1497

Vlorë       1687

Lezhë   1122

Korçë      1036

Berat       1001

Gjirokastër 799

Kukës   467

Dibër    349

Një ditë më parë në vendin tonë u shënuan 1059 raste të reja pozitive dhe 14 viktima duke bërë që shifrat në vendit tonë të jenë të larta nga COVID-19.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:00
Shuhet nga COVID-19 në moshë të re montazhieri i Klan Tv, sapo ishte bërë baba! Dy ditë më parë i ndërroi jetë i ati

1613250144_julianbuzo.jpg

Koronavirusi vijon të shënojë bilance të frikshme si dhe viktima në moshë të re. Një lajm i trishtë vjen pasditen e kësaj të shtune.

Si pasojë e koronavirusit ka humbur jetën në moshën 35-vjeçare Julian Buzo, montazhier në Klan Tv.

Montazheri ishte shtruar fillimisht në një spital privat, por më pas situata u përkeqësua dhe është transferuar tek COVID-2, por nuk arrit të mbijetojë.

Report Tv mëson se vetëm pak ditë më parë, ai ka humbur edhe babanë për shkak të koronavirusit.

Julian Buzo ishte bashkëshorti i gazetares së emisionit “Stop”, Odeta Gjevori. Ndërkohë që kishin vetëm pak kohë që ishin bërë prindër të një vajze.

Situata e pandemisë është rënduar ndjeshëm në vend, me rritje të konsiderueshme të fataliteteve dhe infektimeve.

Vetëm në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 12 qytetarë dhe janë infektuar 1152 të tjerë, ndërkohë që 17 pacientë janë aktualisht të intubuar.

Ora 21:40
COVID-19/ Infektohen 3 nxënës në shkollat në Berat dhe 2 edukatore në kopshte

1612078651_Koronavirusinekosove1024x576.jpg

Gjatë ditës së sotme në qytetin e Beratit u regjistruan 17 raste me koronavirus.

Situata më e vështirë vijon të mbetet nëpër institucionet arsimore.

Prej rasteve të regjistruara, janë 2 edukatore në kopshte, 1 mësuese dhe 3 nxënës të shkollave 9-vjeçare.

Ora 20:13
Futbolli në zi, ndërron jetë nga COVID-19 ish-Presidenti i Tiranës

1613243611_page.jpg

Një lajm i trishtë ka ardhur për futbollin në vendin tonë veçanërisht për dashamirësit e skuadrës së Tiranës.

Koronavirusi i ka marrë jetën në moshën 76-vjeçare ish-presidentit të klubit, Metush Seferit.

Prej ditësh ai po kurohej ndaj koronavirusit por nuk arriti t’i mbijetonte.

Metush Seferi ka qenë presidenti i Tiranës gjatë viteve 1993-1998.

Në epokën e tij, Tirana, arriti që të fitonte tri tituj radhazi kampion, dy Kupa të Shqipërisë dhe një Superkupë.

Ora 17:41
COVID-19 i merr jetën farmacistes në Lushnje

1613234603_page.jpg

Një farmaciste ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit këtë të shtunë.

Bëhet fjalë për Marinaqi Hazizin në qytetin e Lushnjes teksa lajmin e ka bërë të ditur Urdhri i Farmacistëve.

Përmes një postimi në Facebook, ata shprehin ngushëllimet për familjarët e Hazizit dhe miqtë e saj.

Postmi i plotë në Facebook:

Të nderuar kolegë, me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta për shkak të COVID-19 të koleges sonë të nderuar Marinaqi Hazizi (Kondakçi). Marinaq Hazizi lindi më 10.01.1954, në qytetin e Lushnjës. Ne vitin 1977 përfundoi studimet e larta për farmaci në Universitetin e Tiranës. Marinaqi jetonte dhe e ushtronte profesionin e vet në qytetin e lindjes në Lushnjë. Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, miqve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të saj për këtë humbje të pazëvendësueshme. Qoftë i paharruar kujtimi i saj!

Ora 13:08
Pas një lufte të vështirë, humb betejën me COVID një tjetër mjek në vendin tonë

Një tjetër mjek ka humbur jetën si pasojë e COVID-19 në vendin tonë.

Bëhet fjalë për mjekun Fatos Zaçe, i cili u nda nga jeta në një nga spitalet e Madridit pas një lufte të vështirë me koronavirusin.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dijë, Urdhri i Mjekut Durrës, ku thekson se Covidi i frikshëm rrëmbeu një nga specialistët më të shkëlqyer.

'Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të mjekut ligjor, doktor Fatos Zaçe, pas një lufte të vështirë për të përballuar Covid -19, në një nga spitalet e Madridit. Një lajm i hidhur për bluzat e bardha, na dërgon bashkëshortja e tij, doktoreshë Dhurata Zaçe.

Doktor Fatos Zaçe u lind në një familje qytetare korçare. Mbaroi fakultetin me rezultate të larta. Më pas filloi profesionin e bukur të mjekut, larg Korçës, në Kukësin e largët. Aty punoi me përkushtim dhe humanizëm të lartë, për 11 vite rradhazi në Pediatri.

Dashuria dhe mirënjohja e qytetarëve të Kukësit do e shoqëronin gjer sa dha jetën. Aty krijoi dhe familjen me bashkëshorten, doktoreshë Dhuratën. Më pas u specializua në shërbimin e Mjekësisë Ligjore. Ai punoi në spitalin e Elbasanit dhe për gati 20 vitet e fundit në Durrës. Para një viti doli në pension dhe shkoi të banojë në Madrid tek vajzat e tij.

Doktor Fatosin do ta kujtojmë si një mjek të përkushtuar, studiues e pasionant në detyrë, i ndershëm në specialitetin e vështirë të mjekut ligjor. Ai ishte bashkëshort e prind shembullor, i dashur me kolegët. Urdhëri i Mjekut, Durrës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta bashkëshortes së tij doktoreshë Dhuratës, fëmijëve, kolegëve.

Covidi i frikshëm na rrëmbeu një nga specialistët tanë të shkëlqyer. Lamtumirë doktor Fatos Zaçe. U prehsh në paqe! I paharruar qoftë kujtimi i tij!'- shkruan Urdhri i Mjekut Durrës në mediat sociale.

M.Q./E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ermira: 14/02/2021 11:00

    Vdesin shume njerzit cdo dite, shqiptare me familje mbrapa. Shume gjunah te digjosh cdo dite mbi 10 veta,akoma me keq per njerzit me mosh te re,por fushata elektorale vazhdon pa ndalim nga cdo Partie. Dua te di si mundesh te mos prekesh nga vdekjet e shqiptareve kur shkon ne mitingje elektorale edhe flet muabete kot per votat?

    Përgjigju
  • Soni: 13/02/2021 17:38

    Po te marin shembullin e disa personave qe kan dal pozitiv edhe nuk rin ne shtepi sepse asnjeri nuk I kontrollo sic ndodh ne gjithe bote qe policia I ndjek edhe I gjobit, atehere prandaj kemi kete ritje te rasteve. Sa her kemi digjuar nje te semure me covid te takohet ne lokale me shoket? Shume her. Ne nje jave do kemi problem me kapacitete ne spitale, cfar plan ka ministria per kete? Shume njerzit nuk shkojn ne Spital nga frika e sherbimit, prandaj kemi dhe gjithe keto vdekje, skan besim njerzit me.

    Përgjigju
    • Soni: 13/02/2021 19:22

      Per njerzit si tya e thash sepse une nuk shkoj ne lokal, per nje kafe te perfundoj ne spital

    • Alb: 13/02/2021 18:41

      Po ti cdo ne lokal a ke frik per jeten mos rri ne lokal te degjosh mhb e te tjereve.

  • Ymer Stafa: 13/02/2021 17:09

    Te behet vetingu ne shendetesi per mjeket. Gjithashtu mjeket qe punojne ne shtet te mos u lejohet te punojne me ne privat. Kur shkon per vizite ne shtet mjeku te thote qe shko tek "X" klinike mjekesore se atje ka mjeke te mire dhe aparaturat jane moderne. Kur shkon tek klinika mjekesore shikon po ate mjek qe punonte ne spital shteteror dhe dha porisine per vizite me te specializuar ne kliniken private. Madje mjeku vjen rreth ores 4 api 5 mbas dite tek privati qe me veshtersi nerr fryme duje vrapuar. E cfare rezultati mund te jete ky mjek qe punon cdo dite nga 15 deri 16 ore ne dite pa pushim. Vetem leje marrin dhe adgje tjeter dhe keshtu cilesia e mjekesise vjen e bie. Kur i del koha ketij mjeku te lexohe padu mjekesia zhvillohet nga dita ne dite.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)

Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)