TIRANE - Sa herë keni dëhsriuar të blini një veshje dhe keni mbetur të pakënaqur nga butikët apo qendrat tregtare? Po të njëjta mallra, pot ë njëjta ngjyra, veshje massive që edhe kur shkojnë në ulejn më të madhe të mundshme mbeten të shtrenjta dhe pa kurrfarë vlere në stile? Pothuajse shpesh. Dhe sa herë keni menduar se një udhëtim pushimesh jasthë vendit është një mundësi e volitshme për të blerë veshje “ndryhe” për të nga stili, cilësia dhe pse jo cmimi? Pothuajse shpesh.
Të pakënaqur me tregun e ngushtë dhe aspak cilësor që ekziston në vend, janë të shumtë turistët shqiptarë që shpenzojnë kohën e tyre të pushimit duke ngarendur butikëve dhe qendrave tregtare në kërkim të okazioneve, në kërkim të atyre produkteve cilësore dhe të bukura të cilat kanë dëshirë që t’I blejnë. Dhe jo vetëm për pushime.
Por kushdo që ka udhëtuar qoftë edhe për punë, apo për të takuar të afërmit nuk I ka qëndruar dot tundimit për të bërë shopping ne tregjet e huaja. Të mos flasim për një dorë të vogël njerëzish që marrin udhëtimet në anën tjetër të detit për të blerë garderobën e një viti, një garderobë që në kohë uljesh mund të bëhet me një grusht eurosh, ndërsa në vend do të kërkonte një buxhet më të lartë.
Më vjen ndër mend një cift në aeroport që kishte arritur të kalonte canta shtesë për atë të uruar shopping që kishte bërë jashtë dhe ishin kaq të lumtur sepse nuk do tu duhej të blinin asgjë në vendin e tyre.”Shpëtova nga pazari në Shqipëri”,- thotë vajza bjonde që nuk pranon të identifikohet, por që siguron se udhëtimet jashtë janë mundësia më e mirë për të blerë ato që kërkon. Dhe nuk ka rendur nëpër butikët e shtrenjtë të Italisë, por në dyqane të mira dhe pse jo në marketet masive, të njohura ndryshe si flea market.
Ndërsa ajo fliste unë kujtova shprehjen e vëllait tim që më shoqëron për cdo rrugë kthimi nga Amerika:”nuk mund të fusësh Amerikën në valixhe!” Është e vërtetë nuk mund të fusësh as Amerikën dhe as Europën në valixhe, por të paktën mund të shfrytëzosh rastin dhe të bësh blerje të mira, sigurisht në varësi të buxhetit të secilit. Për këtë duhen jo vetëm para, por edhe kohë edhe energji, edhe informacion që të gjeni butikët dhe marketet e duhura për ju. Pikërisht për t’ju ardhur në ndihmë me informacionin, është kjo guidë, e bazuar në vlerësimet e Tripadvisor, sajtit të njohur të miliona turistëve në mbarë botën.
Ka zgjedhje për të gjithë: për ata që duan të shpenzojë pa fre kur vjen fjala te veshjet firmato, por edhe për ata që duan të bëjnë një Pazar shumë më të lehtë. Natyrisht guida nuk mund të përfshijë cdo qytet europian, por gjeni këtu 11 vendet ideale për të bërë shopping në kontinentin tonë. Dhe nëse ju duhet më shumë informacion, mbani parasysh që para një udhëtimi gjithmonë të lundroni në internet ose të kërkoni ndihmën e miqve tuaj që banojnë në atë vend ku do të shkoni. Kështu guida juaj do të plotësohet sipas shijes dhe mundësisë suaj!
ITALIA DHE FRANCA, DY IKONAT E MODËS
Kryeqyteti i modës në Itali, Milano është një nga destinacionet kryesore të pazarit botëror. Klas, finesse, shkelqim dhe bukuri buron nga vitrinat e shtëpive kryesore të modës në këtë qytet. Armani, Versace e Dolce & Gabbana janë tempujt e vërtetë të modës. Due qëndruar sërihs në Itali ia vlen të bëni shopping edhe në Romë ku do të gjeni një rrjet të madh dyqanesh nëpër rrugët mesjetare dhe të mbushura plot turistë. Pallatet aristrokrate të modës gjenden pranë sheshit Spanja dhe vitrinat e tyre janë të mbushura plot veshje që vijnë drejt e nga pasarelat e të gjithë botës.
Nëse nuk ju bind Italia, në renditjen e turistëve të huaj, në vend të tretë është Parisi dhe Île-de-France në Francë. Kryeqyteti botëror i Haute Couture, Parisi ësthë një ëndërr për të gjithë të dashuruarit e shopping. Adresa legjendare Avenue Montaigne e Rue du Faubourg Saint-Honoré janë një tundim I pashtershëm. Në rrethinat e qytetit do te gjeni edhe marketet e lira që ofrojnë një atmosferë kaotike thesaresh joshëse , të cilat të ndihmojnë të hedhësh një vështrim mbi personalitetin e vërtetë të Parisit.
NGA LONDRA NË SPANJË
Nuk është kryeqyteti i botës në shopping, por një nga qytetet më protagonist të saj është patjetër. E kemi fjalën për Londrën ku mund të blini pothuajse cdo gjë. Butikë që sheshin krijiie të emrave të mëdhenj të modës gjenden në Oxford e Regent Street. Artikujt e luksit gjenden në Knightsbridge, por për një Pazar më karakteristik londinez bëni mirë që të drejtoheni në veri të qytetit, në Camden Market. Këtu do gjeni dyqane me veshje dhe produkte artizanale.
Edhe Barcelona, është e preferuara e stilistëve dhe për më tepër është një qytet me plot okazione dhe larmishmëri butikësh. Nëse dëshironi që të blini ushqime atëherë mos harroni të kaloni tek La Boqueria , një qendër e madhe, tepër e frekuentuar ku mund të blini bajame, qershi dhe shumë ëmbëlsira të mrekullueshme.
Dhe nëse qëndroni në Spanjë turistët ju këshillojnë të bëni shopping edhe në Madrid. Qyteti është i mbushur me një sasi të madhe butikësh, jo më pak se 50 000! Ndaj ky qytet është në gjendje të plotësojë thuajse cdo shije klienti. El Centro sjell shumë okazione për blerësit ndërsa pë rata që duan të blejnë për tregti apo pak më lirë, vendi më i mirë është El Rastro I cili hapet për cdo të diel.
ANTIKUARET E VJENËS DHE TË LISBONËS
Viena është e mbushur plot me produkte tradicionale si porcelanet e pikturuara me dorë, qeramikat, hekurin e përpunuar dhe produktet prej lëkure. Të gjitha këto janë produktet më klasike vjeneze. Nëse pjesa më e madhe e dyqaneve gjenden në qendrën e qytetit, rruga më shik dhe elegante e shopping është Mariahilferstrasse, vendi I përsosur për të blerë bizhu, aksesorë dhe veshje të modës.
Lisbona, qyteti me rrugët tërheqëse dhe historike është një mundësi shumë e mirë për blerësit ekspertë. Këtu butikët shesin produkte prej lëkure, të bëra me dorë, antikuare, qeramika bashkëkohore dhe punime të tjera artizanale. Këtu është një nga qendrat më të mëdha të europës që ofron varietete pafund artikujsh dhe produktesh.
E njohur si vendi ideal për të blerë antikuare dhe produkte lëkure, Athina kryeqyteti i Greqisë ofron një treg të lirë mjaft të njohur që gjendet në Monastiraki. Lagjja elegante e Kolonaki është e mbushur me kafene, butikë dhe restorante. Tsakalof Street është një nga rrugët më të shtrenjta të pazarit botëror ndaj nuk këshillohet pë rata klientë që kanë menduar të shpenzojnë fare pak për të blerë.
KËPUCË NË ZYRIH DHE BUTIKËT KOZMPOLITË TË GLASGOW-T
Qendra e Zyrihut tërheq vemendjen e të pasionuarve pas dyqaneve të specializuara të qytetit. Bahnhofstrasse është një nga rrugët europiane më tërheqëse ku gjenden disa qendra tregtare. Shkoni më tej për të zbuluar bizhuteritë dhe dyqanet e këpucëve dhe mos humbisni rastin të shkoni edhe në Shopville, qendra më e madhe tregtare në stacionin qendror.
Së fundmi në listën e vendeve më të mira për të bërë shopping është renditur Glasgoë. Butikët kozmopolitë dhe të modës së fundit në Glasgoë janë përqendruar rreth rrugëve Sauchiehall, Buchanan dhe Argyle. Mes zonave të shopping që bien më shumë në sy janë Princes Square në stilin e viteve 20, Italian Centre, Meka e dizajnit si dhe Buchanan Centre. Barras, është një treg i gjerë i lirë që përfaqëson përvojën kulturore tipike të këtij qyteti.
SHOPPING NE SHTETET E BASHKUARA DHE NE KANADA
■ New York City, New York
■ San Francisco, California
■ Miami Beach, Florida
■ Beverly Hills, California
■ Minneapolis, Minnesota
■ Chicago, Illinois
■ Montreal, Quebec
■ Toronto, Ontario
■ Los Angeles, California
■ Boston, Massachusetts
■ Quebec City, Quebec
■ Edmonton, Alberta
■ West Palm Beach, Florida
Shkrimi u botua sot në Suplementin Fundjava në gazetën Shqiptarja.com (print) 23.08.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com