11 kërkesat e farmacistëve për Ramën: Depot po monopolizojnë tregun! Riktheni kriteret, biznesmenët s'mund të bëhen farmacist

TIRANË- Urdhri i farmacistëve i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu me 11 kërkesa të cilat sipas tyre duhet të plotësohen për të vënë në kontroll këtë shërbim shëndetësore.

Ata denoncojnë se po monopolizohet tregu nga rrjeti farmaceutik i depove, biznesmenët që kanë interes vetëm fitimin dhe jo shërbimin që ofrohet nga bluzat e bardha të cilat për të fituar një licencë studiojnë 7 vite akademike.

Janë këto 11 kërkesat e tyre të cilat janë listuar në peticionin e dërguar nga Urdhri i farmacistëve të Shqipërisë:

1.Duhen vendosur kriteret për hapjen e farmacive, si sa i takon sipërfaqes, distancës dhe numrit të banorëve për farmaci.
2. Duhet që pronar i subjetit farmaceutik të rivendoset farmacisti drejtues teknik i subjektit (kjo eksperiencë ekziston në vendet e BE, por ka qenë e aplikuar dhe tek ne).
3. Duhet limitim i numrit të farmacive që mund të ketë në pronësi pronari i farmacisë (jo më shumë se tre, referuar vendeve të BE).
4. Mënjanimi i konfliktit të interesit nëpërmjet parashikimeve që ligji duhet të jetë një kriter tjetër që duhet plotësuar kur dikush hap farmaci.
5. Duhet rishikuar marzhi i tregëtimit të barnave.
6. Duhet aplikuar e përcaktuar tarifë shërbimi për farmacistin (ekziston tek të gjitha profesionet e rregulluara që ofrojnë shërbim, nga ky rregull përjashtohet vetëm farmacisti).
7. Vendosja e orarit të shërbimit farmaceutik të jetë kompetencë e Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë dhe jo e Ministrit të Shëndetësisë.
8. Importues-shpërndarësit, qofshin ata dhe farmacistë nuk duhet të kenë të drejtë të hapin farmaci. Identifikimi i pronarit/pronarëve nuk duhet të realizohet nëpërmjet NIPT-it, ai duhet të shërbejë si element i dallueshëm i subjektit vetëm në aspektin tregëtar. Identifikimi duhet të realizohet nëpërmjet individit si person fizik me aftësi juridike dhe për të vepruar.
9. Është domosdoshmëri hartimi sa më i shpejtë i një rregulloreje të shërbimit farmaceutik. Pas daljes së një ligji, ai duhet të plotësohet me akte të tjera normative. Ligji aktual i barnave dhe  shërbimit farmaceutik ndërhyrjen e fundit e pati në vitin 2014. Jemi ende në mungesë dhe vuajmë pasojat e mosekzistencës së një rregulloreje e cila saktëson gjera specifike që lidhen me ligjin.
10. Të ndryshohen procedurat e deritanishme për hapjen e farmacisë. Miratimi pas kontrollit paraprak në ambientet që do shërbejnë si farmaci, duhet të paraprijë procedurat e nxjerrjes së të dhënave të biznesit të farmacisë pranë QKB.
11. Si institucion që japim dhe heqim të drejtën e ushtrimit të profesonit, përpunojmë të dhëna të cilat lidhen jo vetëm me farmacistin, por dhe me farmacinë, me përgjegjësi të plotë deklarojmë se numri i farmacive lidhur me numrin e banorëve që ndodhet në Shqipëri është shumë herë më i lartë se vendet e BE dhe rajonit. Shpërndarja e tyre në mosekzistencë të asnjë kriteri nuk garanton mbulim me shërbim farmaceutik në mënyrë të njëtrajtshme, por diferencon dhe shkakton diskriminim tek qytetarët, në një kohë kur e drejta për shëndet është një e drejtë Kushtetuese. Në këtë situate, kur kemi një mbihapje të farmacive, keqshpërndarje të tyre, mosekzistencë të asnjë përcaktimi sa i takon kritereve të hapjes së farmacisë, por dhe të pronarit që ka të drejtë ta hapi atë, do na dukej shumë e udhës dhe në mbrojtje të qytetarëve dhe shërbimit farmaceutik, pezullimi deri në normim dhe stabilizim, sa i takon hapjes së farmacive.

( Kliko këtu ) Letra e plotë e Urdhërit të Farmacistëve drejtuar Ramës

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nexhat Merita: 02/07/2020 00:11

    Ne fakt, e para: po si nuk dine te permbledhin problematika, keta njerez qe kane vite qe merren me (medemek) letra? Njembedhjete faqe qe ne vend te te sqarojne, te lodhin dhe te humbin neper detaje koti. E dyta: une nuk njoh nje farmacist te varfer (kam 8 vite ne farmaceutike).

    Përgjigju
  • Idro: 01/07/2020 16:23

    Farmacite,jane shendrruar ne business dhe komandohen nga importuesit e medhenj.Famarciste nuk ka.Farmacistet jane kthyer ne shitesa ilaçesh.

    Përgjigju
    • [email protected]: 02/07/2020 20:58

      Nuk e di kush jeni ju por FARMACISTE ka dhe me F te madhe... ti thjesht nuk ke patur fatin ti njohesh ata dhe ndihem e keqardhur per ty. Nëse ke matur ndonjëhete tensionin falas apo ke marre keshilka nuk te eshte faturuar asgje ... nëse je ndjere keq ke shkuar menjëhete te marresh mendim dhe këshillë ne Farmaci. Farmacistet nuk komandohen nga importuesit aspak dhe prandaj kanë bëre leter drrjtuar kryeministrit !

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston