11 kg heroinë në gomën rezervë të makinës, arrestohet në Durrës shqiptari që jeton në Zvicër (VIDEO)

DURRËS - 11 kilogramë heroinë u sekuestruan nga policia në Portin e Durrësit ndërsa në pranga ra një 50-vjeçar shqiptar banues në Zvicër..

Gjatë kontrollit në automjetin tip Opel me drejtues Agim Sulejmani, shqiptar nga Presheva, me banim në Zvicër, shërbimet e Policisë Kufitare duke përdorur edhe qenin antidrogë kanë konstatuar se në brendësi të automjetit kishte lëndë narkotike.

Menjëherë është njoftuar grupi hetimor dhe Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Policinë e Durrësit.

Gjatë kontrollit të imtësishsëm të automjetit në gomën rezervë dhe në brendësi të vendit ku ajo vendoset, Policia gjeti dhe sekuestroi 25 pako me lëndë narkotike, me peshë 11 kg Heroinë dhe arrestoi në flagrancë shoferin e makinës.

Policia thotë se materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve".

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Selenice kokdhim: 17/09/2019 10:02

    Vlonjat eshte?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë