11 makina inteligjente, 16 radarë, patrulla me makina pa logo në terren! ‘Rrugorja’ apel shoferëve: Adrenalina e festës s' duhet të cenojë jetën
Policia rrugore në terren
TIRANË- Në këto ditë festash, policia rrugore ka zgjedhur që t’u bëj një apel shoferëve që të ecin me kujdes, të shmangin shpejtësinë, telefonin teksa udhëtojnë, pra të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
Në një njoftim për mediat, policia rrugore bën me dije se në terren në të gjitha akset rrugore janë 11 makina inteligjente, 16 radarë automatikë, si dhe dhjetëra patrulla me mjete të paloguara, të cilat po monitorojnë qarkullimin.
“Shërbimet e Policisë Rrugore, përgjatë 2 ditëve të para të vitit të ri 2023, kanë intensifikuar monitorimet në akset rrugore dhe në qendrat urbane, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Në të gjitha akset rrugore, 11 makina inteligjente, 16 radarë automatikë, si dhe dhjetëra patrulla me mjete të paloguara, janë duke monitoruar qarkullimin.
Njëkohësisht, vijon monitorimi me përzgjedhje edhe për parandalimin e drejtimit të automjeteve, nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, të shmangin pijet alkoolike kur u duhet të drejtojnë mjetin, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, drejtuesit e motomjeteve të vendosin kaskën mbrojtëse, të mos kryejnë parakalime të gabuara dhe në çdo rast, t’i japin përparësi këmbësorëve”, thuhet në njoftim.
Në fund deklarata mbyllet me mesazhin “Adrenalina e festës nuk duhet të cënojë jetën.Kontribuoni për sigurinë rrugore”.
B.K./G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
75.1%
-
Të gabuar
19.7%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 2617
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Durrës/ Të dehur dhe pa patentë, Rrugorja arreston 12 shoferë në një javë! 8 të proceduar dhe 554 gjoba (VIDEO)
17 Shtator, 13:46
-
Policia Rrugore bën bilancin/ Shpejtësi tej normave, alkool dhe celular në timon, pezullohen 162 leje drejtimi
16 Shtator, 11:33
-
VIDEO/ Me shpejtësi 'skëterrë' në makinë, i hiqet patenta Hatit të famshme në Tik-Tok dhe ‘Jasharit’ të saj
12 Shtator, 13:27
-
VIDEO/ Gabimi me mosvendosjen e rripit i kushton shtrenjtë 28-vjeçarit, testi e gjen me prani të drogës THC! Policia e arreston, 125 shoferë të proceduar në Tiranë
4 Shtator, 09:50
-
Shkelën e rregullat e qarkullimit, mbi 23 mijë shoferë të gjobitur brenda javës! 44 të arrestuar
1 Shtator, 10:41
-
Çmenduri në rrugë, shoferët me 150 km/h në autostradë, radari kap shkelësit në Tiranë-Elbasan! Gjobiten disa shoferë
29 Gusht, 13:14
-
Kujdes kur jeni në timon! '9300 gjoba, 28 të arrestuar, 7 makina u bllokuan! Bilanci i policisë rrugore në një javë
25 Gusht, 10:06
-
Mbi 600 gjoba në 10 ditë, Policia e Durrësit bën bilancin: U pezulluan 10 leje drejtimi! Procedohen 20 shoferë
21 Gusht, 15:53
-
Eduard Zaloshnja: Policia, prokuroritë e gjykatat duhet të jenë në sintoni të plotë kundër krimit!
21 Gusht, 10:28
-
Policia Rrugore bën bilancin, rreth 24 mijë gjoba gjatë një javë, arrestohen 61 shoferë! Pezullohen 168 leje drejtimi
18 Gusht, 09:08
-
Trafik i rënduar në hyrje të Elbasanit, Policia: Ngadalësim i lëvizjes së mjeteve, jo bllokim! Shtim i patrullave për menaxhimin e situatës
17 Gusht, 16:16
-
Vendosen barrierat metalike në rrugën Zhymë-Krutje në Lushnjë, Braçe: S’do të jetë më ‘kthesa e vdekjes’
16 Gusht, 18:00
Lajmeroni njerezit per gjobat qe vendosni sepse po i vidhni ne menyre kriminale me kamat vonesat. Kjo quhet vjedhhe dhe duhet te denohen ata qe gjoja zbatojne ligjin ne menyren me kriminale te mundeshme. Vendosnu radaret ne rruge dhe beni lajmerimin perkates. Keshtu shkohet ne europe dhe jo me police te koruptuar dhe sistem vhedhjesh me kamat vonesat. Ndeshkoni rende kedo polic plehre qe vendos gjoba abuzive. Mos gjobitni si hajdute por si punonjes shteti.
PërgjigjuMe polic te korruptuar nuk ndryshon trafiku
PërgjigjuMakinat inteligjente jane makina korrupsjoni rruget duhet te dicitalizohen ashtu si funksionon ne BE.
PërgjigjuPerse policave te rrugores u pallohen shum grat cudi ,,,
PërgjigjuE kan mendjen tek gjobat haha
kjo eshte policia me e paafte dhe me e korruptuar ne bote,,,,njesoj si politika ashtu dhe policia,,njelloj dhe shoqeria....
PërgjigjuKeta zoterinjt vetem se mbushin xhepat e shefave dhe drejtorve duke gjobitur popullin e shkretë që mezi po shtyn nga varferia,kurse vetë keta nuk e njohin ligjin duke e shkelur ne çdo lloj menyre dhe duke shkaktuar aksidente nga pakujdesia vetem qe ti marrin qytetarit 2000-3000 lek. Eshte nje vk qe i behet te varferve ne rruget e Shqipëris.