11 mijë islandezë hapin dyert e
shtëpive për të strehuar emigrantët

Mbi 11,000 familje në Islandë janë ofruar për të strehuar emigrantë sirianë në shtëpitë e tyre, për të ndryshuar ligjin e qeverisë islandeze, sipas të cilit mund të pranohen vetëm 50 azilkërkues në vit.

Nismëtare e gjithë kësaj ka qenë autorja Bryndis Bjorgvinsdottir. Kjo e fundit hapi një faqe të posaçme në Facebook ku i dërgonte një letër të hapur ministres së mirëqenies sociale, Eygló Harðardóttir dhe i kërkonte që edhe njerëzit të mund të jepnin kontributin e tyre. 

Ajo e hapi këtë grup për të treguar nivelin e mbështetjes qytetare ndaj refugjatëve dhe i konsideroi këta të fundit si 'burime njerëzore', me eksperiencë dhe aftësi që mund ta ndihmojnë popullin islandez.

"Ata do të jenë partnerët tani të ardhshëm, miq të mirë, shpirtra binjakë, kolegë, kuzhinierë, zjarrfikës ose prezantues në televizion. Njerëz që nuk do t'i themi kurrë: 'Jeta jote vlen më pak se e imja' ".

Ndërkohë ministria e mirëqenies sociale znj. Harðardóttir, deklaroi për RUV, se autoritetet përkatëse po i shqyrtonin ofertat e qytetarëve dhe po e mendojnë ta rrisin numrin e emigrantëve që do të presin.

Islanda ka një popullsi relativisht të vogël, prej 330,000 banorësh dhe ka mikpritur 1,117 emigrantë në 2014. Gjermania është vendi europian, që ka pritur më shumë emigrantë, rreth 73,000 vetëm 3-mujorin e parë të këtij viti, ndërsa Britania 7,300.
irlande
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë