11 mijë pozitivë në Spanjë! 5000 raste të reja Covid dhe 37 viktima në Britaninë e Madhe  

11 mijë pozitivë në Spanjë! 5000 raste të reja Covid dhe 37 viktima në Britaninë e Madhe   

Autoritetet e shëndetësisë në Britaninë e Madhe raportuan se sot në vend u regjistruan rreth 5000 raste të reja infeksioni, saktësisht 4926 persona të identifikuar të prekur nga koronavirusi.

Gjithashtu sot u regjistruan edhe 37 vdekje të shkaktuara nga pandemia.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, numri i përgjithshëm i rasteve të infeksionit, që prej fillimit të pandemisë është rritur në 403 551 kurse totali i vdekjeve ka shkuar në 41 825.

Rritja e rasteve të reja në Mbretërinë e Bashkuar është alarmante dhe autoritetet kanë frikë se nëse nuk veprojnë tani, nga mesi i muajit tetor mund të ketë 50,000 raste të reja në ditë.

Nga ana tjetër Boris Johnson ka paralajmëruar masa të forta të kufizimit të cilat pritet të vendosen të enjten dhe që parashikojnë që vende të tilla si bare, restorante dhe më shumë do të duhet të mbyllen çdo mbrëmje në orën 22:00. Kohëzgjatja e pritshme e kufizimeve të reja të propozuara sot nga qeveria britanike për emergjencën e koronavirusit është gjashtë muaj. 

Spanja ka regjistruar sot rreth 11 mijë raste të reja infeksioni.

Sipas të dhënave të worldometers por ende të pakonfirmuara nga Ministria e Shëndetësisë numri i viktimave sot ishte 241

Po sipas worldometers, numri i përgjithshëm i të prekurve nga Covid, që prej filimit të pandemisë është rritur në 682 267 kurse ata që kanë humbur jetën nga infeksioni numërohen në 30 904 viktima.

Gjermania sot regjistroi 953 të identifikuar me Covid dhe 6 viktima.

Sipas autoriteteve, totali i të identifikuarve me koronavirus, që prej fillimit të pandemisë është rritur në 276 504 kurse numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën për shkak të emergjencës shëndetësore ka shkuar në 9487.


Lajmi kryesor:

Në Itali 14 viktima dhe 1392 raste të reja Covid! Kryeministri Johnson njofton për kufizime të reja në Britaninë e Madhe


  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Distria Krasniqi kampione e Evropës në xhudo

Distria Krasniqi kampione e Evropës në xhudo