1.1 milion doza vaksine anti-COVID, çfarë ka siguruar deri tani Shqipëria dhe për çfarë po lobon Rama në SHBA

1.1 milion doza vaksine anti-COVID, çfarë ka siguruar deri tani Shqipëria dhe për çfarë po lobon Rama në SHBA

Kryeministri Edi Rama

TIRANË- Në një kohë kur rastet me koronavirus po rriten çdo ditë, teksa ekspertët flasin edhe për një valë të tretë në muajt e parë të vitit 2021, vaksina antiCOVID duket e vetmja shpresë për të frenuar pandeminë. Shqipëria është pjesë e aleancës GAVI dhe nëpërmjet mekanizmit COVAX ka siguruar tashmë 1,114,000 doza vaksine (1 qytetarë bën dy doza, pra bëhet fjalë për 570 mijë qytetarë ose 20% e popullatës që janë dhe grupet vulnerabël).

Për këtë, nëpërmjet ligjit të miratuar “Për ratifikimin e marrëveshjes së angazhimit, nëpërmjet këshillit të ministrave të republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga ministria e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale, dhe aleancës GAVI, për pjesëmarrjen në strukturën globale të qasjes në vaksinat COVID-19 (COVVAX facility)”, Shqipëria ka siguruar 1,114,000 doza vaksine, duke parapaguar 3.9 milion dollarë.

COVAX Facility (mekanizmi Covax) ka si objektiv të ndalojë fazën akute të infeksionit deri në fund të 2021 duke prodhuar dhe shpërndarë 2 miliard doza vaksine dhe duke ofruar akses të barabartë për të gjithë pjesëmarrësit.

Aktualisht, portofoli i COVAX Facility përmban mbi 10 kompani të ndryshme që po merren me zhvillimin e një vaksine kundra SARS-CoV-2 dhe po punon për të lidhur marrëveshje edhe me kompani të tjera. Vaksinat po prodhohen bazuar në 5 teknologji të ndryshme që sa më shpejt të fillojë shpërndarja e dozave të vaksinës.

 Veç kësaj, Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara për të siguruar -sic u shpreh ai- sa më parë vaksinën kundër Armikut të Padukshëm. 

"Sigurimi i vaksinës sa më parë është një prioritet i luftës sonë kundër Armikut të Padukshëm dhe s'do lemë gur pa luajtur që vaksina të fillojë të vijë sa më parë në Shqipëri!Kontakti sy më sy me prodhuesit e vaksinës i shërben këtij qëllimi. Rrugës për në Shtetet e Bashkuara!", shkruan Rama në Twitter./Lexo

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • USA emigrant: 07/12/2020 01:39

    Ketu NY flitet per vaksina kunder COVIT 19 po deri tani nuk ka asgje deri ne janar, nuk dihet Kur do filloje vaksinimi I popullsise PA KUPTIM KY UDHETIM I KRYEMINISTRIT PER VAKSINEN UDHETON NE AMERIKE PA PASUR SIGURI PER VAKSINEN KU DO TI MARRE DHE KE PO PAGUAN

    Përgjigju
  • Tok tok: 06/12/2020 12:06

    Ju te gjithe Rames i vini anash. Burre i mencur dhe punetor, nuk po diskutoj sa vizionar eshte, kete e dini dhe ju qe e shani, por ju vjen inat qe nuk i afrohet dot Luli. Se e dini si eshte puna ju nuk keni lexuar libra e jeni njesoj si Lulin, per ate i ka lexuar babi kjo i duhet atij dhe juve, kurse bubloteka e tij duket tek gjuha qe perdore kur flet qe ta kuptoni dhe ju qe nuk dini te lexoni. Ikni ikni lexoni ndonje liber se mbase ftilloheni.

    Përgjigju
  • Hahaha: 06/12/2020 11:13

    Rendesi ka siç tha Biden qe kjo vaksine nuk do jete me detyrim, se ndryshe do na ngopnin me gjoba ne fatyrat e dritave

    Përgjigju
  • greg: 06/12/2020 10:30

    dihet per cfar lobon, per te na hequr qafe te gjitheve

    Përgjigju
  • edi: 06/12/2020 09:00

    Ka siguruar mender jush nje M...te madh.

    Përgjigju
  • Bes: 06/12/2020 08:33

    Shif mos gjen ndonje ilac per semundjet e tua patologjike ate te mashtrimit dhe megalomatit.

    Përgjigju
  • Refat: 06/12/2020 05:25

    Po si ka mundesi ky moster perfaqeson ate popull. Ky mashtrues legen njeri i qelbur. Kujton se eshte hyjnor po do tju vi zoti hakut ju plera se popolli fukara doli i pa fuqishem. Do vije dhe dita juaj dhe pjellave qe keni te jepni nje dite llogari mor qelbesira. Vonon por nuk harron.

    Përgjigju
    • refiku: 06/12/2020 11:43

      po sipas teje pse e perfaqeson kete popull ky?mos ja la njeri qeverine sic i la sala lulit? o refat kur ska te tjere ky do ngordhi km se pa kundershtare seroze e te punes e mbi te gjitha duart pa gjak shqiptari populli kete do votoje prap e ju do plasni nga inati deri sa te besoni qe lulja e shqupit krytar do fitoje

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja