Danimarka i hoqi fitoren Kosovës në sekondat e fundit të miqësores të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, por rezultati 2-2 nuk ia ka zbehur aspak paraqitjen dardanëve të drejtuar nga Shaland. Përpos stadiumit të tejmbushur, për t’u evidentuar është edhe numri i ndeshjeve pa humbje për Kosovën, plot 11.
Me Danimarkën për t’u lavdëruar ishin të gjithë, duke filluar nga portieri Muric e deri te sulmuesi Muriqi, të cilët më shumë se për talentin spikatën për shpirtin e treguar në fushë. Një paraqitje që ka lënë pa fjalë mediat daneze, të cilat kanë shkruar me superlativa për ‘dardanët’, ndërsa nuk janë kursyer me fjalët për kombëtraren e tyre.
“Ekstrabladet” në titull shkruan ‘turp për Danimarkën’, ndërkohë që te ‘BT’ lexohet ‘paraqitje e dobët e Danimarkës’. Të menjëhershme kanë qenë edhe reagimet në Bullgari, pasi të hënën kjo kombëtare do të luajë kundër Kosovës për eliminatoret e Europianit. Bullgarët i tremben ‘dardanëve’, duke shkruar ‘se ndaj tyre duhen 100%, ndryshe rrezikojnë të sigurtë disfatën.’
Atë që ka bërë Kosova me Danimarkën e tregon më së miri edhe Eriksen, futbollisti i nordikëve. Pas ndeshjes ai ka deklaruar: “Ne, por jo vetëm, meduam se do të fitonin lehtë, por në pjesën më të madhe të lojës nuk arritëm të bënim lojën tonë. Me rëndësi është që shmangëm humbjen.”
I vetmi detaj që i prishi paksa bukurinë ndeshjes ishte hyrja e tre tifozëve në fushë në fundin e takimit. Njëri prej tyre shkoi drejt Eriksen për t’I kërkuar bluzen, por ky i fundit nuk e kuptoi dhe mbeti i befasuar. Për ngjarjen UEFA pritet të dënoje më gjobë Kosovën.
Ne.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.2%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3190
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dështimi i Kombëtares, Eduard Prodani në Report TV: FSHF është përgjegjëse, sukseset e ekipit s'lidhen me Dukën! Dënimi i Kosovës? UEFA të vendos litarin po ule kokën
20 Nëntor, 19:54
-
Zyrtare/ UEFA me dorë të fortë, Kosova humbet 3-0 ndeshjen e braktisur në Bukuresht për racizëm! Rumania gjobë 128 mijë euro dhe një sfidë pa tifozë! FFK: E apelojmë në CAS
20 Nëntor, 15:12
-
Trajneri i Rumanisë ofendon Kosovën: Gënjejnë si njerëz të paturpshëm
19 Nëntor, 16:24
-
Jashari 'ëngjëll dhe djall', Kosova mposht me vështirësi Lituaninë! UEFA nis hetim për ndeshjen në Bukuresht
19 Nëntor, 15:20
-
Skandali në Rumani/ FFK: Thirrjet raciste 'Kosova është Serbi', e ofendimet të pranishme gjithë ndeshjen, futbollistët mbrojtën dinjitetin e shtetit të tyre! UEFA të veprojë
16 Nëntor, 11:38
-
Transferta me Rumaninë, Foda i Kosovës njofton ndryshime: Luajmë vetëm për fitore
15 Nëntor, 14:33
-
Liga e Kombeve/ Kosova kërkon vendin e parë, transfertë delikate në Bukuresht! Spanjës i duhet një pikë, luhet Zvicër - Serbi
15 Nëntor, 12:16
-
'Panucci më ftoi në Kombëtare, ia lashë derën hapur', Edon Zhegrova: Takova Vokrrin dhe zgjodha menjëherë Kosovën
12 Nëntor, 14:11
-
Kurti për marrëveshjen e Uashingtonit: Së pari ajo e Brukselit
11 Nëntor, 15:30
-
Kosovë/ Drafti për asocacionin nuk do dërgohet në kushtetuese, qeveria: Non paper, jo detyrues! Serbia s'e ka pranuar
9 Nëntor, 22:29
-
Zgjedhjet Presidenciale në SHBA/ Me Harrisin pak pritje për Kosovën, me Trumpin turbullira
3 Nëntor, 16:08
-
Kryediplomatët e Kosovës dhe Serbisë përplasen në OKB! Gërvalla: Qytetarët u çliruan nga bandat kriminale! Gjuriç: Po diskriminohen serbët në veri
30 Tetor, 18:47