11 shenjat që tregojnë se jeni në depresion, koha të trokisni për ndihmë

11 shenjat që tregojnë se jeni në depresion, koha të trokisni për ndihmë

Ndjenja e trishtimit  është pjesë e jetës. Por kur dëshpërimimi është i vazhdueshëm dhe ju pengon të bëni një jetë normale, duhet t’i kushtoni vëmendje.

Depresioni është një çrregullim që dita ditës po bëhet edhe më i zakonshëm. Studiuesit sqarojnë se depresioni shkaktohet nga një kombinim i faktorëve gjenetikë, biologjikë, mjedisorë dhe psikologjikë.

Këto janë 11 simptomat që nuk duhet t’i anashkaloni:

-Hani më shumë se zakonisht

Përzierja e emocioneve që shoqërojnë depresionin mund të çojë lehtësisht në shtimin e urisë.

-Mungesa e dëshirës për t’u ushqyer

Depresioni gjithashtu mund të prodhojë dhe efektin e kundërt, nëse truri është i prekur nga emocionet negative, ai mund të harrojë të ushqehet ose të bëjë të humbasë krejtësisht dëshirën për ushqim.

-Ndryshimet me gjumin

Disa njerëz me depresion flenë shumë për shkak të rënies së niveleve të tyre të energjisë, një pjesë tjetër, përjetojnë një gjumë të shqetësuar apo edhe pagjumësi, për shkak të shqetësimeve.

-Irritimi

Depresioni mund të bëjë që të reagoni në mënyrë të keqe ndaj gjërave pa shumë rëndësi, gjenerojnë dekurajim ose humor të keq , thotë Jennifer Wolkin, eksperte e psikologjisë në revistën Health.

-Humbja e interesit

Ju mund të humbisni kënaqësinë për gjërat që dikur ju kanë pëlqyer, si sporti, hobet tuaja apo daljet me miqtë, thotë Healthe Line. Një nga fushat ku mund të shfaqni mungesë interesi është dhe seksi.

-Ankthi

Megjithëse depresioni nuk është provuar të shkaktojë ankth, të dyja kushtet priren të ndodhin së bashku. Disa shenja të ankthit përfshijnë një zemër me rrahje të shpejtë, djersitje dhe nerva.

-Mendoni për vdekjen

Herë pas here, depresioni shoqërohet me vetëvrasje. Zakonisht, ata që bëjnë vetëvrasje, japin si fillim shenja depresioni.

-Mungesa e përqëndrimit

Të qenurit i shqetësuar ndikon në punën tuaj, kujtesën dhe vendimmarrjen tuaj.

-Ndjeheni të pavlerë

Mendoni në mënyrë të përsëritur se nuk jeni të aftë apo nuk jeni të mirë aq sa duhet është një shenjë tjetër e rrezikshme. Mungesa  e vetëvlerësimit mund të sjellë vetëm dëshpërim.

-Mungesa e energjisë

Ballafaqimi me luhatje të vazhdueshme emocionale ju largon energjinë. Prandaj, në rast të depresionit, është e zakonshme të ndihesh shumë i lodhur për t'u përballur me detyrat dhe përgjegjësitë ditore.

-Dhimbje të pashpjegueshme

Shqetësimet emocionale mund të kanalizohen në dhimje në trup si: stomak, kokë, qafë apo në kockat tuaja.

Nëse keni pasur disa nga simptomat e përmendura për të paktën dy javë, mund të keni depresion. Për t'u ndjerë më mirë, konsultohuni me një profesionist, përfundon HealthLine.

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Dosja e SPAK / Autori që sulmoi Gjergj Zefin rezulton pjesë e bandës së Suel Çelës! Renato Bodurri del në komunikimet SKY ECC me grupin kriminal

Dosja e SPAK / Autori që sulmoi Gjergj Zefin rezulton pjesë e bandës së Suel Çelës! Renato Bodurri del në komunikimet SKY ECC me grupin kriminal