TIRANË - 11 thënie nga Umberto Eko
Problemi me Internetin është se ai të jep gjithçka – material të besueshëm dhe material të çmendur. Kështu problemi bëhet, si ta bësh dallimin?
Të lexosh një libër nga letra është përvojë ndryshe: mund ta bësh në anije, në një degë druri, në shtratin tënd, edhe nëse ndalet rryma.
U pasionova pas Mesjetës, në të njëjtën mënyrë se si disa njerëz pasionohen pas arrave të kokosit.
Kur poeti është i dashuruar, ai është i paaftë të shkruajë poezi për dashurinë. Ai duhet të shkruajë kur kujton se ishte i dashuruar.
Në Shtetet e Bashkuara ekziston një etikë puritane dhe një mitologji e suksesit. Ai që është i suksesshëm është i mirë. Në shtetet latine, në shtetet katolike, personi i suksesshëm është mëkatar.
Një sekret është i fuqishëm kur është i zbrazët.
Unë e shoh veten si një profesor serioz i cili, gjatë fundjavës, shkruan romane.
Unë besoj se e tërë bota është një enigmë, një enigmë e padëmshme që është bërë e tmerrshme nga vetë përpjekja jonë për ta interpretuar atë sikur ka një të vërtetë në brendi të saj.
E dua aromën e ngjyrës së librit në mëngjes.
Ne jetojmë për librat.
Unë mendoj se libri duhet gjykuar dhjetë vite më vonë pas të lexuarit dhe rilexuarit të tij.
Redaksia Online
(E.Ç./shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com