11 viktima janë regjistruar në Kosovë si psojë e COVID-19 në 24 orët e fundit. Gjithashtu janë regjistruar edhe 259 persona të infektuar pas testimit të 6.630 mostrave.
Sipas autoriteteve shëndetësore të Kosovës, 850 persona janë shëruar derisa mbi 11 mijë persona janë ende aktivë në koronavirus.
Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 158.000 raste të infektimit, prej tyre 2.889 persona kanë vdekur.
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se në spitalet e Kosovës janë duke u trajtuar 598 pacientë të infektuar me koronavirus, ku 48 pacientë janë në kujdes intensiv derisa 479 pacientë janë në oksigjenoterapi.
Prej nisjes së fushatës së vaksinimit 425.551 persona janë vaksinuar plotësisht kundër këtij virusi derisa 722.252 persona kanë marrë dozën e parë.