Mijëra besimtarë pelegrinazh në malin e Tomorrit! Pelegrinët: Lutemi për paqe e mirësi, bëjmë kurban në teqe! Festa sjell trafik të rënduar në hyrje të Beratit

Mijëra besimtarë bektashinj të ardhur nga i gjithë vendi, diaspora dhe bota janë bërë pjesë e Pelegrinazhit në Malin e Shenjtë të Tomorrit në Berat për të nderuar të shenjtorin Abaz Ali, i cili prehet këtu.

Që nga nisja e pelegrinazhit në datën 19 gusht, mendohet se numri i besimtarëve që kanë vizituar malin e shenjtë dhe vijojnë deri në 25 gusht, të arrijë gati 500 mijë persona. Ky numër i madh besimtarësh ka sjellë radhë të gjata automjetesh që në hyrje të Beratit, duke rënduar trafikun.

Me mbërritjen në mal, besimtarët  kryejnë ritet fetare pranë teqesë së Kulmakut, sakrifikojnë një kurban, dhurojnë para, e ndezin qirinj për shëndet dhe mbarësi për veten dhe familjen e tyre, pas një agjërimi 10 ditor për 72 dëshmorët e Qerbelasë. Mesazhin për besimtarët e ka përcjhellë edhe kryegjyqi botëror baba Dede Edmond  Brahimaj  

Shumë prej tyre kanë si banesa të përkohshme edhe çadrat e ngritura në Malin e shenjtë.

“Vij nga Fieri. Bëjmë të gjitha adetat. Nga të falurat”.

“Vij nga Ballshi. Ndezim qirinj, bëjmë kurbanin. Shëndet për të gjithë”.

Pelegrinazhi ka nisur që me datë 19 gusht dhe përfundon në daten 25 dhe për mbarëvajtjen e fluksit, policia ka marrë masat duke rritur prezencën e saj, si në rrugën që të çon në teqenë e Kulmakut ashtu edhe në aksin tjetër nga bëhet kthimi i besimtarëve.

Ka shkuar në 500 mijë numri i pelegrinëve që janë bërë këtë vit pjesë e peligrinazhit në Malit e shenjtë të Tomorrit.Të ardhur jo vetëm nga Shqipëria,Kosova e Maqedonia por edhe nga shumë vende të botës,pelegrinët pasi kanë kaluar një natë në Malin e Tomorrit kanë kryer edhe ritet e kësaj feste.Pelegrinët janë ngjitur si çdo vit në Malin e Tomorrit, për të ndjekur ritualet e shenjta dhe për të vizituar objektet e rralla të kultit që janë: Tyrbja dhe Teqeja të cilat ndodhen në majat më të larta shkëmbore të Shqipërisë.Sipas traditës,peligrinët mbërrijnë në pikën më të lartë të malit Tomorr,ku në një teqe të vogël prehet shenjti Abaz Ali,vëllai i gjetur i profetit Muhamet.Me mbërritjen e tyre në mal,pelgrinët ngrejnë çadrat në këtë vend të shenjtë,duke kryer jo vetëm kurbanin e festës por duke ngjitur me këmbë edhe majën e Malit të Tomorrit,i cili ndodhet 2416 metra mbi nivelin e detit.Që prej datës 19,që u shënua edhe nisja e pelegrinëve të parë drejt malit,numri i tyre deri më sot,ka arritur në rreth 500 mijë,ndërkohë që festimet do të përfundojnë të enjten në mbrëmje.Çdo pelegrin që bëhet pjesë e kësaj feste kryen në mal ritet shumëshekullore të besimit bektashian për festën e Abaz Aliut,ku përfshihen ndezja e qirinjve në vendet e shenjta,dhurimi i të hollave pranë objekteve të kultit dhe flijimi e një deleje apo qengji,mishi i të cilit piqet në hell dhe ndahet ndërmjet peligrinëve.

Vetë pelegrinët që u bënë këtë vit pjesë e kësaj feste shprehen se,ata vijnë çdo vit në Malin e Tomorrit për të adhuruar shenjtin e tyre Abaz Ali, për të kryer ritet fetare dhe për tu lutur për më shumë paqe, mirësi dhe begati në familjet e tyre. Duke deklaruar se,ata marrin çdo vit bekime nga ky vend i shenjtë,pelegrinët urojnë njëri-tjetrin për më shumë mirësi e lumturi në çdo familje.

Për mbarëvajtjen e Peligrinazhit të shenjtë në Malin e Tomorrit, Drejtoria Vendore e Policisë së Beratit, ka marrë shtuar numrin e efektivëve të dyja akset që të ccojnë në mal si dhe në vendin e peligringazhit. Ditët e pelegrinazhit në Malin e Tomorrit përfundojnë në 25 Gusht.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:56
VIDEOLAJM/ Berati ‘dyndet’ për festën e bektashianëve, mijëra qytetarë pelegrinazh në malin e Tomorrit

 

Si çdo vit edhe kësaj radhe nisi pelegrinazhi i qytetarëve besimtarë në malin e Tomorrit në festën e bektashinjëve. Mijëra besimtarë bektashinj të ardhur nga i gjithë vendi, diaspora dhe bota u bënë pjesë e Pelegrinazhit në Malin e Shenjtë të Tomorrit në Berat për të nderuar të shenjtorin Abaz Ali, i cili prehet këtu.

 

Ora 19:46
 ‘Gjak e dhjamë’, mijëra qytetarë besimtarë u mblodhën për kurban në malin e Tomorit (FOTO)

 

Mes festimeve plot bollëk të festës bektashiane në malin e Tomorrit, datat 20-25 gusht shënojnë pelegrinazhin e përvitshëm. Mali i Tomorrit është vendi i shenjtë të bektashinjve, por vizitohet prej mijëra shqiptarëve të besimeve të ndryshme fetare. Teksa afrohesh drejt majës arrin të vësh re tingujt e muzikës popullore, kafshët e gjalla në pritje për t’u bërë kurban, aroma e mishit të pjekur dhe kaosi i makinave që përpiqen të gjejnë parkim. 

Themeluesi i besimit bektashi është Haxhi Bektash Veliu, cili themeloi të parën teqe në botë, në vitin 1282, e cila mori famë dhe u njohë në gjithë botën, sot quhet qyteti Nevshehirit, Haxhi Bektash.

Ora 17:57
Nikolla përshëndet pelegrinët në Malin e Tomorit: Nuk është thjesht ritual fetar, por koncert besimi

1657830488_Sequence03.00003620.Still025.jpg

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka përshëndetur sot pelegrinët bektashinj që janë ngjitur në Malin e Tomorrit. Me anë të një reagimi, Nikolla thotë se pelegrinazhi nuk është thjesht ritual fetar, por koncert besimi dhe përkushtimi që shënojnë trashëgiminë e Bejtashinjve në kulturën e shqiptarëve. 

"Nga shumë krahina të vendit, nga qytete e fshatra, nga male, fusha e lugina, nga Shqipëria dhe Diaspora, qindra-mijra besimtarë e qytetarë kanë lenë përditshmërinë e tyre dhe i janë drejtuar Malit të Tomorit, këtij Froni të Perëndive, Tempulli të botës fetare të shqiptarëve, për të kryer ritet e kurbanit, faljes dhe urimet për shëndet, mirësi e paqe.

Pelegrinazhi në Malin e Shenjtë të Tomorit është më shumë se një ritual fetar. Është një koncert besimi, përkushtimi, sakrificash, shprese e paqeje. Jehona e gëzimit të pelegrinëve përcillet e shumëfishohet në familjet shqiptare dhe na rikujton se Atdheu, Përkushtimi e Toleranca janë vlera sipërore që shënojnë trashëgiminë e Bejtashinjve në kulturën e shqiptarëve. 

Dashuri, bekim e paqe për të gjithë!”, shkruan Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vili Kodra: 23/08/2022 21:16

    Po cfaj kane kafshet o shpellare. Kur kujtoni qe po jetoni, ne epoken e gurit?

    Përgjigju
  • Iris: 22/08/2022 22:40

    Masakra e te pafajshmeve !!!

    Përgjigju
  • Ijno: 22/08/2022 19:13

    Injorantet bejn kurban qe eshte akt dhimbje dhe tmerri per paqe, o ju vraft Zoti idiotet e mutit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë