11 vite në varfëri, refuzimi që penalizoi Prendën
Familja Zmalaj në fshatin Çërkezë të Tiranës jeton në varfëri ekstreme. Përpos kushteve të vështira të jetesës, 56 vjeçares, Prendë Zmalaj, e cila është invalide, edhe e deklaruar nga mjeku, i hiqet kempi duke thelluar më tepër gjendjen ekonomike.
Familja Zmalaj në fshatin Çërkezë të Tiranës jeton në varfëri ekstreme. Përpos kushteve të vështira të jetesës, 56 vjeçares, Prendë Zmalaj, e cila është invalide, edhe e deklaruar nga mjeku, i hiqet kempi duke thelluar më tepër gjendjen ekonomike të kësaj familje.
Për Prendë Zmalaj, jeta nuk është treguar fort bujare. Ajo është 56 vjeçe. Ka tre djem dhe dy vajza. Për këtë familje vështirësitë nuk njohin të sosur. Asaj i kanë mohuar të drejtën e përfitimit të kempit.
“Jam invalide, përbërja ime familjare është prej 5 vetash, 3 djemve dhe burrë e grua, kam marrë kempin më parë , dy vite i mora në Tiranë dhe kempin ma hoqën, po të isha e aftë punoja ne një fabrike këpucësh. Nuk mundem, madje jam rrëzuar në shtëpi disa herë”, tha Prenda për Report Tv.
Kjo shtëpi, ndërtuar prej vitesh nuk ka njohur rikonstruksion. Në ditët e dimrit dhe në kohë shiu, të qëndrosh brenda saj, është thuajse njësoj si të jesh në qiell të hapur.
“Çfarë bie jashtë bie brenda, po përgatisim rrobat kryesore që mos ti zërë shiu, se është hapur tavani, janë shtëpia të vjetra të para 100 vjetëve, por nuk kemi mundësi ti riparojmë se nuk kemi të ardhura, as punë asgjë nuk kemi”, shtoi 56 vjeçarja për Report Tv.
Deri më sot, kjo grua, ka forcën për të ecur përpara duke shpresuar se gjërat do të ndryshojnë, ndonëse dyert i janë mbyllur.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
41.2%
-
I keq
20.9%
-
As i mirë as i keq
37.9%
Vota total: 153
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'
26 Dhjetor, 08:42
-
FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit
25 Dhjetor, 21:16
-
Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…
25 Dhjetor, 20:56
-
Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë
25 Dhjetor, 20:04
-
E rëndë në Kamëz, 55-vjeçari bie teksa punonte në pallatin në ndërtim, përfundon në spital! Hetime për shkaqet dhe kushtet e sigurisë
25 Dhjetor, 16:00
-
Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat
25 Dhjetor, 14:55
-
Stadiumi i ri 'Selman Stërmasi', në janar pritet prezantimi i projektit! Korporata Investimeve Shqiptare: Transformim për Tiranën
25 Dhjetor, 12:11
-
Në kërkim pas shpalljes non grata, Artan Grubi dyshohet se fshihet në Shqipëri! Dëshmia e biznesmenit: E dërgova me makinë deri në Tiranë
25 Dhjetor, 10:17
-
Sondazhi i Report Tv/ PS fiton Tiranën me 18 mandate, PD 11! 8 deputetë nga partitë e reja! Në Durrës socialistët fitore të thellë, marrin dhe Dibrën e Lezhën! Garë e fortë në Shkodër
25 Dhjetor, 07:51
-
Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!
24 Dhjetor, 21:06
-
Magjia e Krishtlindjeve, qindra qytetarë shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'! Veliaj: Kemi transformuar Tiranën
24 Dhjetor, 19:35
-
Vigjilja e Krishtlindjeve sjell trafik të rënduar në Tiranë e Vlorë, dyndje mjetesh në hyrje dhe dalje të kryeqytetit (VIDEO)
24 Dhjetor, 18:01
MOSVOTIMI PER ED RAMEN ESHTE NJE URGJENCE MBARE KOMBETARE PS RREZIK PER SHUMICEN DERMUESE TE POPULLIT DHE SIDOMOS FUKARENJTE
Përgjigju