-
Pogradec/ Tre jetime me nënën shurdhmemece jetojnë në kushte të vështira! 19 vjeçarja kërkon ndihmë për motrën e sëmurë
Tre fëmijë jetim në Pogradec me nënën shurdhmemece bëjnë apel për ndihmë pasi janë pa shtëpi. Përmes Report TV, vajza e madhe e familjes, Xhystina kërkon nga institucionet t’u sigurojnë banese si dhe ilaçe për motren e saj me te vogël që ka kryer transplantin e veshkave.
29 Prill, 17:38 -
Sociale
Shembet shtëpia në Përmet, familja Dosti fle në kasollen e bagëtive! Gruaja e shtëpisë: Flemë me plastmas! Emergjencat Civile: Nuk kemi çadër
Katër pjesëtarët e familjes Dosti në fshatin Mokricë të Përmetit, prej dy muajsh jetojnë në kasollen e bagëtive për shkak se banesa e tyre e amortizuar u shemb duke ju rrezikuar jetën. Ata kanë kërkuar vetëm një çadër, por Bashkia e Përmetit e delegon përgjegjësinë te Drejtoria e Emergjencave Civile në Tiranë.
20 Tetor 2021, 21:54 -
Sociale
Jetesa në varfëri ekstreme e familjes Plepi me 4 të mitur në Maliq, apel për ndihmë: S'i ngop dot me bukë, njerëzit të vendosin dorën në zemër
Me 4 fëmijë të mitur jeton në varfëri familja Plepi nga Maliqi. Përmes Report Tv, apelojnë për ndihmë, pasi përpos varfërisë ekstreme nuk kanë mundësi të kurojnë vajzën 7-muajshme e cila ka lindur me probleme të frymëmarrjes.
8 Tetor 2021, 13:01 -
Sociale
Kukës/ Me 3 anëtarë me aftësi të kufizuara, familja jeton në kushte mjerimi! Me sytë nga njerëzit për t'i falur bukën e gojës
Me tre pjesëtarë me aftësi të kufizuara dhe mes varfërisë, jetesa e familjes së Kujtim Tushes nga Kukësi është mjaft e vështirë. I braktisur nga institucionet, shpresa e vetme e 73-vjeçarit janë qytetarët që do të vënë dorën në zemër për ta ndihmuar.
3 Tetor 2021, 13:23 -
Sociale
Familja nga Fieri apel për ndihmë: Na bie shiu në kokë kur fle gjumë, vuajtjet tona s'kanë fund! Djali i sëmurë me epilepsi: Dua të jetoj si çdo njeri
Çifti i moshuar bashkë me djalin që vuan nga epilepsia jetojnë në fshatin Afrim i Ri të Bashkisë së Fierit. Kanë trokitur në shumë dyer, por nuk kanë marrë asnjë ndihmë.
4 Shtator 2021, 15:28 -
Sociale
Familja e varfër në Berat apel për ndihmë, nëna e paralizuar nuk merr KEMP! Djali: S'kemi të hamë, jo më për ilaçe
Familja Yzi në Berat jeton në kushte tejet të vështira. Ata apelojnë për ndihmë pasi përpos varfërisë, fëmijët përballet dhe sëmundjen e nënës e cila është e paralizuar dhe nuk ka përfituar pensionin e invaliditetit.
31 Mars 2021, 08:51 -
Familja e varfër në Poliçan, shtëpia e pabanueshme, bashkia nuk jep leje ndërtimi (VIDEO)
Familja Minollari jeton prej 5 vitesh në një shtëpi të rrënuar, ndërsa Bashkia e Poliçanit nuk i jep leje ndërtimi dhe as fonde për ndërtimin e të resë edhe pse banesa është shpallur e pabanueshme nga Këshilli i Qarkut.
20 Janar 2021, 22:00 -
Apeli i familjes nga Fushë-Kruja, pa punë e me 5 fëmijë të mitur! Nëna: Në darkë gënjej fëmijët, deri sa t'i zërë gjumi se s'kam t'i ushqej (VIDEO)
Me raftet bosh, nëna gënjen fëmijët çdo darkë deri sa t'i zërë gjumi para tavolinës së bukës. Apeli për ndihmë vjen nga familja Jaku në Fushë Krujë për 5 fëmijët e mitur. Në një shtëpi me qira dhe prindër të papunë, skamja e kësaj familje rrëqeth në thirrjen për ndihmë, këtë fundvit për bukën e gojës.
30 Dhjetor 2020, 14:29 -
Histori njerëzore/ Familja Mihasi në Memaliaj në varfëri ekstreme, 6 anëtarët jetonjnë me pension invaliditeti! 4 fëmijë pa bukë dhe pa shkollë
Mësimi online është një shans i humbur për fëmijët në familje të varfra! Report Tv sjell historinë e familjes Mihasi nga fshati Luftinjë i Memaliajt, ku motër e vëlla nuk kanë asnjë lloj mundësie të ndjekim mësimin përmes pajisjeve elektronike.
9 Dhjetor 2020, 16:32 -
Familja e varfër në Krujë nxirret pas 10 vjetësh nga stalla! Kryefamiljari Ylber Sadiku: Për dy muaj pronari kërkon godinën
Të jetosh në një stallë bagëtish prej 10 vitesh është e vetmja mundësi mbijetese për Ylber Sadikun dhe bashkëshorten e tij të cilët jetojnë në kushte aspak të mira me 3 vajzat e mitura. Çifti bën apel për ndihmë sepse edhe stalla nuk do të jetë më një “shtëpi” për ta pasi e kërkon pronari .
23 Nëntor 2020, 22:46 -
Fushë- Krujë/ 'Në frigorifer vetëm ujë, në tryezë bukë thatë'... Babai me epilepsi rrit 3 fëmijë në varfëri ekstreme: S'kam me ça t'i ushqej
Një familje në Fushë-Krujë apelon për ndihmë pasi babi i sëmurë me epilepsi e ka të pamundur t'i rrisë 3 fëmijët e tij. E vetmja e ardhur për ta, është ndihma ekonomike. Report TV sjell me pamjet e varfërisë ekstreme dhe apelin e Alfred Karajt.
25 Maj 2020, 16:47 -
Mes varfërisë dhe koronavirusit, familja në Korçë: Do rrimë pa ngrënë, vetëm na ndihmoni me ilaçet e fëmijëve
Situata nga koronavirusi ka vështirësuar edhe më shumë gjendjen ekonomike për familjen Cenolli me 5 anëtarë në fshatin Vashtmi në bashkinë e Maliqit. E vetmja që siguronte të ardhura për bukën e gojës është nëna e 3 fëmijëve e cila punon si ndihmës kuzhiniere në një restorant ndërsa me mbërritjen e COVID- 19 puna është mbyllur dhe tashmë kjo familje nuk ka asnjë të ardhur.
26 Mars 2020, 18:40 -
Familja me 4 anëtarë jetojnë në kasolle, apel për t'i ndihmuar, babai: Prej ditësh fëmijët hanë bukë thatë (VIDEO)
Familja me 4 anëtarë në fshatin Derstill në Gjinar, pjesë e bashkisë së Elbasanit jeton në një kasolle mes varfërisë dhe të ftohtit. Kryefamiljari Panajot Derstilla bën apel për ndihmë për të gjithë që t'i sigurojnë një dhomë për dy fëmijët e tij ose një vend pune.
29 Shkurt 2020, 18:41 -
'Kafshatë që s'kapërdihet është mjerimi'...historia e 68-vjeçarit në kushte ekstreme të varfërisë: Jetoj si njeri kot (VIDEO)
Jeta për Mark Dukagjinin, 68 vjeç, nga fshati Zheje i Kurbinit nuk ka qenë aspak e drejtë. Ai jeton i vetmuar dhe në kushte mjaft të këqija. Ai i bën apel gjithkujt që ka mundësi, që ta ndihmoje.
10 Dhjetor 2019, 17:04 -
'Zjarr, merr batanije të lagur dhe nxirri jashtë!' Familja me 10 anëtarë në Korçë apel për ndihmë: Pamë tmerr me sy
10 pjesëtarë të familjes Rrapo në Korçë kanë dy netë që flejnë jashtë për shkak të djegies së apartamentit të tyre në një pallat ne periferi te qytetit te Korçës. Ata tregojne se në momentin e rënies së zjarrit 10 pjestarët, përfshirë edhe 6 femijet kanë qenë në gjumë. Mes të ftohtit, ata bëjnë apel për ndihmë pasi vetë nuk kanë asnjë mundësi.
30 Tetor 2019, 17:03 -
Kryefamiljari me epilepsi dhe djali me aftësi ndryshe/ Familja në Fier apel për ndihmë: Jemi në gjendje shumë të keqe (VIDEO)
Jeta për familjen e Velo Zykës nga fshati Preshtan i Fierit çdo ditë është një luftë për mbijetesë. Të vetmet të ardhura për ta janë 9 mijë lekë, të cilat i përfiton djali i madh i familjes, ndërsa kryefamiljari pavarësisht se edhe ky i sëmurë nuk trajtohet me kemp, pasi ja kanë ndërprerë atë. Ata bëjnë apel për ndihmë.
29 Tetor 2019, 19:37 -
Familja Arapaj në varfëri ekstreme, nëna e tre fëmijëve mes lotëve: Hamë bukë e vaj s'e s'kemi asnjë lekë
5 pjesëtarë të familje Arapaj nga Cakrani i Fierit jeton në kushte mjaft të vështira ekonomike. Kryefamiljarja bën apel për ndihmë, pasi vetë ajo dhe bashkëshorti i saj i sëmurë nuk mund të ju siguroje bukën e fëmijëve të tyre. Ndërsa frika se banesa mund ti zëre brenda është e madhe.
8 Tetor 2019, 20:43 -
Pas apelit në Report Tv, familja Kurti në Krujë bëhet me shtëpi të re (VIDEO)
Familja e Qemal Kurtit në fshatin Bilaj prej vitesh ka jetuar në varfëri dhe kushte skandaloze jetese. Shtëpia e tyre kishte pësuar dëme të shumta deri në rrëzimin total të tavanit i cili i rrezikoi seriozisht jetën e famijes Kurti.
3 Tetor 2019, 20:05 -
Pas apelit në Report TV, qytetarët ndihmojnë 4 fëmijët në Memaliaj, gjyshja: Mu ndodhët në ditë të vështirë
Qytetarët i janë përgjigjur apelit të familjes Gjolekaj në Memaliaj të bërë në Report TV për fëmijët e tyre. Nga sot ata mund të shkojnë në shkollë pasi tashmë kanë mundësi të blejnë librat e po ashtu edhe veshje.
20 Shtator 2019, 20:26 -
Devoll/ Dy prindërit e sëmurë me fëmijë 7 vjeç mes varfërisë: Nuk blejmë dot as një paracetamol (VIDEO)
Blendi dhe Enkeleida Skermo jetojnë në fshatin Poloskë të Devollit dhe e kanë të pamundur të rrisin fëmijën e tyre 7 vjeç, Julianin për shkak se të dy janë të sëmurë. Ata duan që një ditë të dalin nga banesa e ''errët''. Kryebashkiaku i Eduart Duro premton se do familjes Skermo do i mundohet bonus strehimi dhe se për Enkeleida Skermon të ketë analiza për të zbuluar sëmundjen.
29 Gusht 2019, 21:09 -
Këlcyrë/ Jetojnë në kushte të vështira ekonomike, e moshuara dhe djali i saj i sëmurë nuk pajisen me KEMP
E moshuara jeton në një banesë gjysmë të rrënuar së bashku me djalin e saj. Moti i keq i javëve të kaluara e ka rënduar akoma më shumë situatën në banesën e tyre në lagjen Guri të qytetit të Këlcyrës. Kryefamiljarja vuan nga probleme të ndjeshme psiqike e bashkë me të edhe i biri, ndërkohë që asnjëri prej tyre nuk është i pajisur me kemp.
8 Shkurt 2019, 20:46 -
Pas aksidentit të kryefamiljarit, familja Thanasi nga Tirana nuk mund të sigurojë jetesën
Familja Thanasi nga Tirana prej ditësh ka mbetur pa ngrënë pas aksidentit që ka pësuar kryefamiljari. Ata bëjnë thirrje për ndihmë nga kushdo që mundet në mënyrë që të blejnë ilaçet dhe t'i rikthehen punës.
30 Janar 2019, 18:08 -
Në kushte të vështira ekonomike dhe me vajzën e sëmurë, familja e varfër 5-anëtarëshe në Bërzhitë bën apel për ndihmë (VIDEO)
Familja 5 anëtarëshe e Fadil Hoxhës nga fshati Nihaje i Njësisë Administrative Bërzhitë jeton në kushte të mjerueshme. E vetmja e ardhur mujore që marrin, është ndihma ekonomike prej 57 mijë lekësh të vjetra. Si të mos mjaftonte e gjitha kjo, vajza e madhe e familjes Hoxha vuan nga zemra, ndërsa kërkesa e vetme e këtyre familjarëve është ndërtimi i një shtëpie të re.
27 Janar 2019, 16:47 -
Me shtëpi të rrënuar dhe dy fëmijë të sëmurë, familja e varfër në Kukës apelon për ndihmë
Një familje e varfër në fshatin Kolosian të Kukësit rrezikon të mbetët pa shtëpi pasi gjendja e saj është tërëshit e amortizuar. Familja e Izet Spahiut prej më shumë se 10 vitesh jeton në kushte të vështira, por këtë dimër ata janë në rrëzikë për jetën. Apeli i kryefamiljarit është për një strehë, ndërsa kërkon ndihmën e ministrisë së Shëndetësisë pasi dy nga 4 fëmijët e kësaj familje janë të sëmurë.
12 Janar 2019, 22:02 -
Familja e varfër e Alfred Karajt, ku festat nuk erdhën edhe këtë vit
Në shtëpinë e Alfred Karajt dhe tre fëmijëve të tij të mitur festat nuk erdhën edhe këtë vit. Në kushte mjerane, në tryezën e tyre për këtë fundvit kishte vetëm pak bukë të tharë. I braktisur nga bashkëshortja, kryefamiljari bën apel për ndihmë, për t'u siguruar qoftë edhe një vakt fëmijëve.
1 Janar 2019, 14:50 -
Fier/ Familja Zonja në kushte të vështira ekonomike, kryefamiljari i verbër dhe i pamundur për të rritur 2 vajzat e tij
Familja e Alket Zonjës në qytetin e Fierit jeton mes skamjes dhe deshpërimit. Vetë Alketi është i pamundur për të ndihmuar familjen pasi është i verbër dhe ndihma që merr si i tillë nuk i mjafton as për të paguar qeranë e shtëpisë. Dy vajzat e Alketit apelojnë për ndihmë pasi edhe ato duan të kenë një jetë më të mirë, dhe që babai i tyre nuk ua ofron dot përshkak të gjendjes së tij shëndetësore.
18 Dhjetor 2018, 20:46 -
Me barkun bosh dhe në mjerim/ Familja 11-anëtarëshe në Selenicë jeton në varfëri ekstreme me vetëm 2500 lekë në muaj
Familja e Riza Mustës në fshatin Lubonjë të Selenicës prej vitesh jeton në kushte shumë të vështira. Janë 10 fëmijë dhe i zoti i shtëpisë të cilët në shumë raste ngrysen e gëdhihen me barkun bosh. Të vetmën të ardhur kanë një ndihmë prej 2500 lekë në muaj, ndërsa fëmijët shpesh braktisin shkollën për të mbledhur kanaçe.
17 Dhjetor 2018, 20:04 -
Lushnjë/ Jetesa në varfëri dhe kushte skandaloze, familja Zeneli: Kërkojmë ndihmë, po na bie çatia mbi kokë
Familja Zeneli në Grabjan të Lushnjës prej vitesh po përballet me varfëri të skajshme. Kjo familje jeton në një kasolle, pa kushte për jetesë pasi muret dhe tavani janë të shembura thuajse tërësisht. Familja Zeneli apelon për ndihmë pasi edhe pak ditë nuk do të kenë më as çfarë të hanë.
7 Nëntor 2018, 16:53 -
Familja 7 anëtarëshe në kushte të mjerueshme, qytetari telefonon në 'Shtypi i Ditës dhe ju', ofron ndihmë
Historia e familjes Duro që jeton në fshatin Martalloz të Tepelënës është nga më të trishtat. Babai është i burgosur ndërsa nëna e sëmurë dhe fëmijët jetojnë në kushte të mjerueshme.
18 Tetor 2018, 13:21 -
Familja e varfër në kushte të mjerueshme, Rama publikon pamjet: S’e prisja të ishte kaq e tmerrshme (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në "Facebook" një video, teksa ka shkuar të vizitojë një familje të varfër në banesë dhe u premton se gjithçka do të ndryshojë.
31 Gusht 2018, 08:53 -
11 vite në varfëri, refuzimi që penalizoi Prendën
Familja Zmalaj në fshatin Çërkezë të Tiranës jeton në varfëri ekstreme. Përpos kushteve të vështira të jetesës, 56 vjeçares, Prendë Zmalaj, e cila është invalide, edhe e deklaruar nga mjeku, i hiqet kempi duke thelluar më tepër gjendjen ekonomike.
5 Maj 2018, 21:25