11 vjet më parë seriali kult "Friends"
uli siparin...Tashmë në A1 Report!

11 vjet më parë seriali kult "Friends"<br />uli siparin...Tashmë në A1 Report!
Seriali i njohur “Friends” dhe gjashtë miqtë e ngushtë Joey, Monica, Rachel, Chandler, Phoebe dhe Ross kanë mbyllur siparin pikërisht 11 vjet më parë, më 6 maj të vitit 2004. 

Seriali komik, i cili tregon rreth bashkëjetesës, historive të ndryshme të gjashtë miqve është kthyer në një sukses të vërtetë dhe në një fenomen mediatik që në episodet e para duke ruajtur dhe rritur shikueshmërinë deri në episodin e fundit.

friends

Suksesin e padiskutueshëm ky serial nuk e ka arritur vetëm në SHBA, por edhe në shumë vende të tjera të botës ku është transmetuar.  

Në ditën e fundit të transmetimit rreth 52 milionë shikues e fansa u mblodhën në “Times Square” në  New York, duke ndjekur më kërshëri skenat e fundit të serialit kult.

friends

“Friends” gjithashtu është nderuar me çmime të ndryshme si Emmy Awards, People's Choice Awards etj.

Për të gjithë nostalgjikët e këtij seriali ekrani i televizionit  A1 Report e sjell  në shtëpitë tuaja nga e hëna në të premte në orën 20:15.  

friends

Seriali Friends transmetohet për herë të parë në cilësinë HD. 

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Pritet shkarkimi nga Milani! Stefano Pioli s'humbet kohë, gjen ekipin e ri në Serie A

Pritet shkarkimi nga Milani! Stefano Pioli s'humbet kohë, gjen ekipin e ri në Serie A