Moti i keq që ka përfshirë vendin gjatë orëve të fundit ka shkaktuar problematika në disa zona, duke prekur qarkullimin rrugor, furnizimin me energji elektrike dhe trafikun ajror.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, përmes një raportimi në rrjetet sociale bën me dije se grupet e punës janë në terren për menaxhimin e problematikave dhe normalizimin e situatës.
Sipas raportimit, aktualisht janë 52 fidera jashtë pune, kryesisht në zonat rurale të Matit, Mirditës, Lushnjës dhe Bajram Currit. Ndërkohë, Karakaçi njofton në disa akse rrugore se janë evidentuar rënie gurësh dhe inertesh, ndërsa në Aeroportin e Rinasit pesë avionë janë detyruar të devijojnë drejt aeroporteve alternative për shkak të vështirësive me uljen.
Gjithashtu në Portin e Durrësit, tragetet kanë mbërritur sipas orarit dhe përpunimi i kontejnerëve vijon normalisht, megjithëse reshjet kanë ndërprerë përkohësisht shkarkimin e një pjese të mallrave.
RAPORT MBI SITUATËN E KRIJUAR NË VEND NGA MOTI I KEQ
Moti i keq ka përfshirë territorin e vendit gjatë orëve të fundit. Për pasojë janë raportuar problematika në disa zona. Grupet e punës nën varësinë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë kanë qenë dhe vijojnë të jenë në terren për normalizimin e situatës.
Qarkullimi vijon normalisht në të gjitha akset nacionale. Akset rrugore ku raportohen rënie gurësh dhe inertesh janë:
- Bogë–Theth
- B.Curri–Valbonë
- Ura e Bujanit–Qafë Morinë
- Sopot–Kërnajë
- Qafë Mejdan–Tropojë–Bucaj
- B.Curri–Fierzë
- Sopot–Kam
- Dushaj–Lekbibaj
- Kukës–Bushtricë
- Krumë–Qafë Prush
- Kryqëzimi Plepa–Kam Tropojë
- Kukës–Shishtavec
- Rrëshen–Shpal–Qafë Bene
- Qafë Thore – Reshje shiu të përziera me dëborë; rruga është mbajtur e pastër.
FURNIZIMI ME ENERGJI ELEKTRIKE
Aktualisht janë 52 fidera jashtë pune, kryesisht në zonat rurale të Matit, Mirditës, Lushnjës, Bajram Curri.
Ndërhyrjet në këto zona paraqesin vështirësi për shkak të distancave të mëdha të rrjetit elektrik, si dhe terrenit të vështirë.
Të gjitha linjat 35 kV, nënstacionet, si dhe fiderat e tjerë dalës 20/10/6 kV, që furnizojnë me energji elektrike hidrovorët janë në punë.
LINJAT E TRANSMETIMIT
Sistemi i transmetimit është në operim normal.
Të gjitha linjat 400 kV, 220 kV dhe 110 kV, si dhe nënstacionet në funksion.
KASKADA E DRINIT
Prurjet natyrore në kaskadë janë:
- HEC Fierzë 250 m³/s
- HEC Koman 800 m³/s
- HEC Vau i Dejës 50 m³/s
FURNIZIMI ME UJË TË PIJSHËM
Situata në të gjitha shoqëritë paraqitet normale, pa problematika të raportuara.
Përjashtim përbën zona e Shkozetit, ku është evidentuar një bllokim i rrugës, situatë e cila është menaxhuar nga strukturat përgjegjëse.
PORTI
Në Portin e Durrësit, tragetet mbërritën në orar dhe përpunimi i konteinerëve vijon normalisht.
Reshjet e shiut kanë ndërprerë përkohësisht shkarkimin e një pjese të mallrave.
AEROPORTI NËNË TEREZA
Janë krijuar vështirësi në trafikun për ulje në Aerodromin e Tiranës.
Pesë avionë janë detyruar të devijojnë drejt aeroporteve alternative, pasi nuk kanë mundur të kryejnë uljen në Tiranë.
Ngritjet nga ky aerodrom vijojnë normalisht.









Komente
Komento