110-vjetori i Pavarësisë, Biden: Shqipëria, lider humanitar! BE: Do iu mbështesim në rrugën drejt integrimit! Kim: Frymëzuese ruajtja e gjuhës dhe kulturës

SHBANë kuadër të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, presidenti i SHBA-së Joe Biden ka uruar shqiptarët duke e cilësuar Shqipërinë si lider humanitar që ka siguruar strehimin e përkohshëm të afganëve dhe grupeve të tjera vulnerabël.

Biden në mesazhin e urimit, nënvizon se SHBA ka qenë e nderuar të punojë me Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken shkruan se është i nderuar që të urojë popullin e Shqipërisë për 110-vjetorin e Pavarësisë, ndërsa shton se janë krenare që festojmë 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri dhe partneritetin e gjerë e të fortë që kemi ndërtuar së bashku.

Ndërsa nisim shekullin e ardhshëm të marrëdhënieve tona, thekson Blinken, ne jemi krenarë që qëndrojmë krah për krah me popullin shqiptar.

‘Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kam nderin të uroj popullin e Shqipërisë për 110-vjetorin e Pavarësisë. Shtetet e Bashkuara janë gjithashtu krenare që festojnë 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri dhe partneritetin e gjerë e të fortë që kemi ndërtuar së bashku. Shtetet e Bashkuara kanë qenë të nderuara të punojnë së bashku me Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ndërsa ju vazhdoni të jepni kontribute të fuqishme në skenën globale. Shqipëria ka treguar lidership dhe guxim duke mbështetur Ukrainën dhe duke ndriçuar veprimet e aktorëve keqdashës në Evropë dhe në mbarë botën. Kontributet e çmuara të Shqipërisë si një aleate e NATO-s ndihmojnë në mbajtjen e Aleancës të fortë, të përgatitur dhe të vendosur. Shtetet e Bashkuara falënderojnë gjithashtu Shqipërinë për partneritetin dhe mbështetjen e saj në zhvendosjen e afganëve. Ne e përgëzojmë Shqipërinë për arritjen e fillimit të negociatave të anëtarësimit në BE në korrik dhe mbetemi të përkushtuar për t'ju mbështetur në rrugën tuaj transatlantike. Së bashku, ne po punojmë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, për të siguruar energji duke avancuar axhendën tonë të përbashkët të klimës për Evropën dhe për të forcuar mbrojtjen kibernetike. Ndërsa nisim shekullin e ardhshëm të marrëdhënieve tona, ne jemi krenarë që qëndrojmë krah për krah me popullin shqiptar.’- thuhet në mesazhin e sekretarit amerikan në Shtetit.

Edhe ambasadorja e Bashkimit Europian në vendin tonë, Christiane Hohmann ka uruar Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë e shton se BE është e angazhuar plotësisht të mbështesë vendin për ta bërë realitet ëndrrën e qytetarëve të saj. Selitë e tjera diplomatike në vendin tonë, rezervuan mesazhet e tyre këtë 28 nëntor.

Po ashtu dhe Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka uruar 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Kim thotë se është frymëzuese për të mësuar se lufta për pavarësinë e Shqipërisë nisi me luftën për të ruajtur gjuhën dhe kulturën unike të popullit shqiptar, fuqinë e arsimit për djemtë dhe vajzat dhe një kërkesë të palëkundur për liri dhe drejtësi.

Ndërkohë, Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier i ka shprehur urimet e tij presidentit Bajram Begaj me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Ai shprehet se Shqipëria ka bërë një hap historik drejt Bashkimit Evropian përmes nisjes së bisedimeve të anëtarësimit dhe se Gjermania do të vazhdoj ofrimin e mbështetjes së saj në këtë rrugëtim.

Shqipëria feston sot 110-vite nga krijimi i shtetit. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur. 28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për mbarë shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës.

    Rendit zhvillimet sipas orarit:
    Ora 15:16
    Biden uron 110 vjetorin e Pavarësisë: SHBA do mbështesin Shqipërinë në rrugën drejt BE! Pres të thellojmë partneritetin për luftën ndaj korrupsionit

    1668254169_63717545403.jpg

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, përmes një mesazhi dërguar Presidentit Bajram Begaj uroi Shqipërinë dhe popullin shqiptar me rastin e 110-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë dhe Ditës së Flamurit.

    Në mesazhin e Presidentit Biden, ndër të tjera, theksohet:

    “Ky vit shënon 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis vendeve tona – një partneritet që ka uar përpara prosperitetin dypalësh, ka ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe ka forcuar sigurinë globale. Si aleatë të NATO-s, vendet tona kanë bashkëpunuar gjithashtu për ta mbajtur Aleancën të fortë, të përgatitur dhe të vendosur. Dhe përballë luftës së padrejtë dhe të paprovokuar të Rusisë kundër Ukrainës, ne kemi punuar së bashku në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të mbështetur popullin ukrainas, duke e konsideruar Rusinë përgjegjëse për agresionin. Shqipëria vazhdon të jetë një lider humanitar, duke siguruar strehimin e përkohshëm të afganëve dhe grupeve të tjera vulnerabël”.

    “Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ndërsa fillojmë shekullin e ardhshëm të marrëdhënieve tona dypalëshe, pres me padurim të thellojmë partneritetin tonë edhe më tej, duke përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, forcimin e sigurisë energjetike në të gjithë Evropën dhe forcimin e bashkëpunimit për sigurinë kibernetike”, shprehet Presidenti Biden në mesazhin e tij.

    Ora 14:02
    110-vjetori i Pavarësisë, presidenti gjerman uron Begajn: Shqipëria, hap historik drejt BE-së! Gjermania do të vazhdoj mbështetjen në këtë rrugëtim

    Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier i ka shprehur urimet e tij presidentit Bajram Begaj me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

    Preisdenti gjerman shprehet se  Shqipëria ka bërë një hap historik drejt Bashkimit Evropian përmes nisjes së bisedimeve të anëtarësimit dhe se Gjermania do të vazhdoj mbështetjen në këtë rrugëtim.

    “Para vizitës së tij në Shqipëri të enjten dhe të premten, Presidenti Federal Frank-Walter Steinmeier i përcolli Presidentit Begaj urimet e Gjermanisë për Festën Kombëtare të Shqipërisë. Ai shkruan: Shqipërinë dhe Gjermaninë i lidh një partneritet i ngushtë, në nivel dypalësh dhe si vende aleate të NATO-s. Gëzohem që përmes nisjes së bisedimeve të anëtarësimit këtë korrik Shqipëria ka bërë edhe një hap historik drejt Bashkimit Europian. Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë në mënyrë aktive vendin tuaj në këtë rrugë si mik dhe partner.

    Uroj për ju dhe bashkëkombësit tuaj mbarëvajtje personale dhe një të ardhme në paqe, liri dhe mirëqenie”, është shprehur Steinmeier.

    Ora 12:34
    NATO uron Shqipërinë për 110-vjetorin e Pavarësisë

    1668545112_DFDSFFDS.jpeg

    NATO ka uruar Shqipërinë për 110 vjetorin e Pavarësisë. Në një postim në Twitter, Aleanca Euro-Atlantike, u bën thirrje përdoruesve të rrjetit social të bashkohen me festën e Shqipërisë.

    “Bashkohuni me ne për të festuar me aleatin tonë, Shqipërinë në Ditën e tyre të Pavarësisë”, shkruhet në Twitter shoqëruar me një foto të Forcave të Armatosura shqiptare duke mbajtur flamurin kuq e zi.

    Ora 11:31
    110 vjetori i Pavarësisë, Kim: Frymëzuese ruajtja e gjuhës dhe kulturës unike të popullit shqiptar


    Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, nga Korça duke uruar 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, ka zgjedhur që të vizitojë Mësonjëtoren e parë shqipe.

    Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, ambasadorja Kim shkruan se është frymëzuese për të mësuar se lufta për pavarësinë e Shqipërisë nisi me luftën për të ruajtur gjuhën dhe kulturën unike të popullit shqiptar, fuqinë e arsimit për djemtë dhe vajzat dhe një kërkesë të palëkundur për liri dhe drejtësi.

     “Në 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë pata nderin të viziton mësonjëtoren e parë shqipe në Korçë ku patriotë si Naim dhe Sami Frashëri themeluan në vitin 1987 shkollën e parë ku nxënësit mësuan gjuhën shqipe pavarësisht se ishin nën pushtimin e perandorisë osmane. Pak metra larg kësaj shkolle, u themelua në vitin 1981 shkolla e parë për vajza për të gjithë Ballkanin.

    Më bëri krenar të shoh që SHBA luajti një rol të vogël: Shqiptarët si Sevasti Qiriazi që shkuan në Amerikë dhe u kthyen me njohuri dhe lidhje të reja, dhe amerikanë që erdhën për të dhënë mësim në Korçë dhe vende të tjera të vendit. Shumë prekëse dhe frymëzuese për të mësuar se lufta për pavarësinë e Shqipërisë nisi me luftën për të ruajtur gjuhën dhe kulturën unike të popullit shqiptar, fuqinë e arsimit për djemtë dhe vajzat dhe një kërkesë të palëkundur për liri dhe drejtësi. Gëzuar 110-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë”, shkruan ambasadorja Yuri Kim.

    Ora 11:00
    110 vjetori i Pavarësisë, Ambasada Gjermane: Qëndrojmë krah Shqipërisë në rrugëtimin drejt BE-së

    Ambasada Gjermane ka uruar Shqipërinë për 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, ndërsa shkruan se do të qëndroj në krah të vendit tonë në rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE.

    “Ambasada Gjermane i uron të gjithë shqiptarët me rastin e Festës së Pavarësisë! Ne qëndrojmë krah për krah me partnerët/et tanë në Shqipëri në rrugën drejt anëtarësimit në BE”, shkruan ambasada.

    Ora 10:48
    Ambasada britanike uron 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, King-Smith: Ky vit ka qenë i veçantë edhe për mua personalisht

    1667985389_AlaistairKingSmith1.jpg

    Britania e Madhe ka uruar Shqipërinë për 110 vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Ambasadori britanik, Alastair King Smith tha se ky vit kishte qenë i veçantë edhe për të personalisht, duke shtuar se kishte arritur të zbulonte pasuritë e mrekullueshme të vendit tonë.

     “Ky ka qenë një vit shumë i veçantë për ne dhe për mua personalisht. Gjatë gjithë këtij viti, kam pasur mundësinë të zbuloj këtë vend të mrekullueshëm dhe të shoh pasuritë dhe shumëllojshmërine që ai ofron. Prandaj sot dua t'u them të gjithë shqiptarëve: Gëzuar Ditën e Pavarësisë dhe Ditën e Çlirimit"- shkruan King Smith.

    Ora 08:59
    Dita e Flamurit, ambasadorja e BE-së uron Shqipërinë: Të përkushtuar të mbështesim vendin në rrugën drejt BE-së

    Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri Christiane Hohmann, ka uruar Shqipërinë për ditën e pavarësisë.

    ‘Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri! Tani që Shqipëria ka hyrë në një fazë vendimtare në rrugën drejt Bashkimit Evropian, ne jemi plotësisht të përkushtuar të mbështesim vendin për ta bërë realitet ëndrrën e qytetarëve të saj.’- shkruan Hohmann.

    M.Q.//Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:
      27 Nëntor, 11:43

      Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



    ×

    Lajmi i fundit

    Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

    Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë