119 kg kokainë në një magazinë në Tiranë, Report Tv zbulon itinerarin e konteinerit! U nis nga Ekuadori më 5 nëntor dhe mbërriti në Durrës pas 52 ditësh

Report Tv ka zbulon itinerarin e konteinerit nga Ekuadori në Durrës, pas shkarkimit të të cilit u gjetën 119 kg kokainë në një magazinë në Tiranë.

Është nisur në datën 5 nëntor nga Porti Bolivar dhe më pas në datë 6 është transferuar në portin e qytetit të Guayaquil. Aty ka qëndruar disa ditë dhe destinacioni i radhës ka qenë Porti i Rodman në Panama. Më 23 nëntor anija është gjurmuar në Portin Colon po në Panama. Më 7 dhjetor kontejneri ka mbërritur nga Portin e Gioia Tauro në Italinë Perëndimore. Më 26 dhjetor kontejneri ka mbërritur në Durrës, dhe më 28 dhjetor ka dalë nga porti i Durrësit.

Në dosjen e siguruar nga Report Tv nënvizohet se nga kompania ishte kryer procedura për zhdoganim gjithsej të 800 tonë banane, ndërkohë që për ngarkesën në fjalë bëhet fjalë për 22.800 kg.

Kujtojmë se droga është zbuluar në një magazinë në zonën e Vaqarrit më 30 dhjetor. Kamioni me 119 kg kokainë në arkat me banane doli i pastër në skanerin e Durrësit dhe kjo ka bërë që dy punonjës të portit, njëri agjent i AKU-së dhe tjetri doganier të arrestohen.

Policia ka arrestuar Julian Merhorin, doganier në Portin e Durrësit dhe Bujar Qurkun, agjent i AKU-së, pasi akuzohen për shpërdorim detyre dhe mos ndjekjen e procedurave standarde të kontrollit të kontenierit. Të 2 dhe agjenti doganor Lavdosh Zerba, të arrestuar për mosndjekjen e procedurave të kontrollit të kontenierit me banane janë lënë në 'arrest shtëpie' me kërkesë të prokurorisë Tiranë.

Si ndodhi ngjarja? Në orën 18:16 minuta të 30 dhjetorit 2021 shoferi Hasan Salihu ka shkuar për të marrë konteinerin me banane në Portin e Durrësit. Konteineri është skanuar në Port dhe ka rezultuar krejtësisht i pastër. Referuar dëshmisë së tij para hetuesve, të siguruar nga Report Tv, teksa po lëvizte me kamionin katër persona i prenë rrugën në Romanat. Njëri prej tyre i hyri në kabinë dhe iu prezantua si shteti, ndërsa e kërcënoi: "Jemi shteti, mbyll gojën se përndryshe të shuajmë familjen".

Tre të tjerët kanë mundur të hyjnë brenda konteinerit dhe kanë bërë rrëmujë gjithçka dhe më pas janë larguar. Ata ishin në kërkim të lëndës narkotike, por nuk kanë mundur ta gjejnë.  Pas largimit, shoferi  ka vazhduar rrugën dhe nuk ka njoftuar policinë, por përfaqësuesit e firmës. Më pas Trifon Murataj, pronari i kompanisë së bananeve Zico Sha, 1 ditë me vonesë ka njoftuar Gledis Nanon në telefon dhe policia ka shkuar në magazinat e firmës dhe ka zbuluar drogën.

Më herët gjykata la në burg 3 të arrestuarit menaxherin Marson Murataj, Gëzim Kalaja dhe shoferin Hasan Salihu.

 

K.T./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë