TIRANË- Një sasi prej rreth 100 kg kokaine është kapur ditën e sotme në Tiranë. Report Tv mëson se kjo sasi kokaine ka qëndruar në portin e Durrësit në një kontenier me banane prej gati tre ditësh dhe ka qenë nën vëzhgimin e policisë përgjatë gjithë kësaj kohe.
Uniformat blu në bashkëpunim me agjentë të SPAK kanë ndjekur të gjithë itinerarin e drogës, ku nga porti i Durrësit ka shkuar në urën e Beshirit në Vaqarr, ku dhe Policia ka ndërhyrë duke ndaluar 2 persona dhe sekuestruar sasinë e drogës.
Nuk dihet ende identiteti i 2 personave të ndaluar, roli i tyre si edhe kompania e bananeve ku ishte fshehur kjo sasi kokaine. Ky operacion është në vijim, e ndërsa priten të mësohen të tjera detaje në vijim. Sasi droge në konteinerët me banane është tashmë një skemë e njohur për uniformat blu. Hera e fundit që është kapur kokainë në Portin e Durrësit është ajo në konteineret e kompanisë Alba Exotic Fruit, kompani që i është gjetur plot 5 herë drogë.
-
"Agjente" te SPAK??? Mos tallni bizhdilen kaq rendshem tani.
Përgjigju -
Qesharake kur kujtoj se deri ne vitin1990 ne shqiptaret i kishim pare vetem ne tv bananet ,kot si ndalonte Enveri!!!Tani kur thone banane te vjen ne mend vetem kokaina!
Përgjigju -
Ska njeri ti thote atyre boll mos çoni me Se me kane arrestu! Ato vazhdojne sipas rregullit linjen e perhershme, se kane problem me dergu mall pa lek, Se kujtojne se si humb gje, Po se kuptojne qe i kane kap kto shefat dhe sdo marrin lek.
Përgjigju










Komente
Komento