12 hetues të BKH përgjuan natë e ditë 2177 telefona gjatë 2022-shit, zero dekonspirim! ‘Ranë në rrjetë’ 160 persona, zbërthehen 313 celularë 

12 hetues pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit, me urdhër të SPAK-ut, janë trajnuar dhe kanë marrë në dorë bërthamën e përgjimeve, një formë e rëndësishme për kërkimin e provës për aktivitetin e krimit dhe korrupsionit. Në raportin e veprimtarisë së SPAK-ut për vitin 2022, thuhet se 12 hetuesit, për shkak të volumit të punës, kanë punuar me orë të zgjatura, edhe gjatë fundjavave si dhe për ditë festash. Gjatë vitit 2022, janë përgjuar 2177 telefona të personave të dyshuar si të përfshirë në aktivitet kriminal. Telefonatat janë përgjuar për llogari të 122 procedimeve penale. Në raport thuhet se rastet e dekonspirtimit kanë qenë zero.

“Në periudhën që analizojmë nuk ka ndodhur asnjë rast dekonspirimi i të dhënave të përfituara nga interceptimi. Oficerët e policisë gjyqësore/Hetuesit e BKH-së të Strukturës së Përgjimit të Komunikimeve Elektronike, krahas detyrimit për kalimin e informacionit në kohë dhe në dinamikë dhe përgatitjen në kohë të transkripteve të shkruara të materialit të përgjuar, garantojnë dërgimin e menjëhershëm të tyre prokurorit që ka kërkuar përgjimin. Numri i personave, të cilët mund të njihen me materialin e përgjuar është i kufizuar. Materiali i përgjuar nuk i vihet në dispozicion asnjë personi, i cili nuk ka kërkesë zyrtare ose nuk është i autorizuar për të marrë këtë informacion”, thuhet në raport.

Nga përgjimet është bërë e mundur me pas ndalimi i rreth 160 personave të dyshuar për kryerje të veprave penale. Shumica e telefonave janë përgjuar për llogari të dosjeve penale për grupet kriminale dhe të trafikut të drogës. Në vend të dytë vijnë përgjimet për korrupsionin e zyrtarëve publikë. Krahas sektorit të përgjimeve, pranë SPAK vepron edhe një sektori i ekspertizës, i cili gjatë vitit 2022 ka zbërthyer 313 aparate celularë.

“Nga 240 vendime janë pranuar 328 aparate celularë, 59 kompjuter dhe laptop, 11 videoregjistrues DVR, 17 USB, 3 borde të intergruara (qark elektronike), 3 TV, 4 GPS (lokalizues vendodhjeje), 4 Dronë, 46 CD/DVD, 11 tableta si dhe 14 pajisje të tjera që përfshijnë karta SIM, adpatorë, magnetofon. Në sektorin e ekspertizës, nga 3 ekspertë, për periudhën në fjalë janë kryer 256 Akte Ekspertimi dhe është bërë e mundur ekzaminimi i 313 aparateve celularë, 40 kompjuter dhe laptop, 7 DVR, 23 USB, 1 GPS (lokalizues vendndodhjeje), 1 Dron, 25 CD, 3 tabletë si dhe 10 pajisje të tjera që përfshijnë karta SIM, adaptorë, magnetofon”, thuhet në raport.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Naku: 31/03/2023 21:16

    Ku eshte kjo njesia e spakut se dua ti bej nje ekspertim telefonit iphone

    Përgjigju
  • Kia: 31/03/2023 19:13

    Dekonspirim s'ka, ka kosto. Po ka diversion që është më lire

    Përgjigju
  • Alb: 31/03/2023 16:34

    Si qenka ky ligj qe personit nuk iu jepet regjistrimi ku ekziston kjo si ne kohen e dulles. Po beri kerkes per tu njohur me regjistrimin eshte e drejt e tij te njihet,nuk eshte respekyuar privatsia apo ka shkelje ne menyren e marrjes se regjistrimit duhet ti ket te qarta personi vetem po ishte subjekt terrorist.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë