IRAK - Një valë sulmesh me armë dhe shpërthimi i 12 makinave bombë tronditën Irakun të dielën duke lënë të vdekur 34 persona dhe plagosur mbi 85 të tjerë.

Raportet e policisë të cituara nga Agjencia e lajmeve Reuters njoftojnë se në afërsi të kryeqytetit nga shpërthimi i tetë makinave mbetën të vrarë 25 persona dhe u plagosën 59.

Një ndër sulmet më të përgjakshme ndodhi në qytetin Taji, një ish strehë e organizatës al-Qaeda që pozicionohet afro 30 milje larg Bagdadit. Një tjetër shpërthim u dëgjua në distriktin e Karradas ku u vranë edhe dy oficerë politike të patrullës dhe u plagosën pesë të tjerë.

Vëzhguesit i shohin sulmet si pjesë e përpjekjes së grupeve ekstremistë përfshirë al-Qaedan për të treguar se janë në gjendje të koordinojnë edhe shpërthime masive që tronditin sigurinë.

(dm/Gre.M/Shqiptarja.com)