1.2 milionë maska të skaduara/ Basha: Po rrezikoni jetën e mjekëve, akt kriminal! Rama: Po helmoni mendjen e qytetarëve, nuk janë të rrezikshme

Partia Demokratike denoncoi se qeveria ka shpërndarë 1.2 milionë maska të skaduara për mjekët duke rrezikuar jetën e tyre para koronavirusit. Madje PD ka kërkuar nga prokuroria të nis hetimet në lidhje me këtë ngjarje. I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i kryeministri Rama, i cili u shpreh se maskat kanë ardhur nga Kanadaja për një OFJ shqiptare, që nuk i mori se nuk pagoi detyrimet tatimore, dhe vuri theksin se nuk janë të rrezikshme duke përdorur dhe vetë një të tillë gjatë mbledhjes së qeverisë.

Këto maska, për të cilat opozita akuzon qeverinë, u shpërndahen personelit mjekësor që nuk janë në vijën e parë të frontit të luftës kundër koronavirusit tha Rama, por për opozitën në këtë mënyrë po u rrezikohet jeta stafit mjekësor.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:40
PD thirrje prokurorisë: Mos hesht! 1.2 milionë maska të skaduara, të nisin hetimet

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i kërkon prokurorisë që të vendoset në lëvizje në lidhje me atë që e cilëson si skandal me maskat e skaduara. Bardhi ka publikuar një video duke treguar se si është mbuluar data e skadencës në 2011. Për Bardhin janë 1.2 milionë prova krimi në të gjithë Shqipërinë dhe prokuroria nuk duhet të heshtë. "I bëj thirrje Prokurorisë që të thyejë heshtjen e të bëjë detyrën e saj ligjore! Provat e krimit janë aty, plot 1 milion e 200 mijë maska të skaduara, të shpërndara në thyerje të ligjit në të gjithë spitalet dhe qendrat shëndetësore të Republikës së Shqipërisë. Uroj që Prokurori i Përgjithshëm të veprojë ndryshe nga Kryeministri, i cili sot i mori mjekët dhe qytetarët për budallenj, duke ju thënë që produktet farmaceutike mund të përdoren edhe pas datës së tyre të skandencës! Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu e dinë mirë që sipas ligjit maskat e skaduara konsiderohen mbetje spitalore, të kategorisë “mbetje farmaceutike” dhe që po sipas ligjit, nuk mund të përdoren, por duhet të asgjesohen! Për pasojë, shpërndarja e 1.2 milion maskave të skaduara që në vitin 2011 është krim! Ata që kanë urdhëruar mbulimin e datës së skadencës dhe kanë shpërndarë 1,2 milion maska të skaduara mjekëve dhe infermierëve, duhet të përgjigjen para ligjit! Sot është koha për të vepruar! Në këtë situatë, papërgjegjëshmëria është fatale' shkruan ai.

Ora 19:07
Vijon 'lufta' në distancë, Basha-Ramës: Ti dhe ministrja jote e Shëndetësisë jeni rrumpallë! Bëhu burrë

Vijojnë replikat në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të PD-së Lulzim Basha lidhur me maskat e skaduara dhe masat kundër koronavirusit. Në reagimin e radhës, Basha lëshon gjuhën duke e cilësuar ministren e Shëndetësisë, por edhe qeverinë rrumpallë, ndërsa i kërkon Edi Ramës që të mbledhë veten.

"Kur gishti tregon hënën, i marri tregon gishtin. Edi Rama ministria jote e Shëndetësisë është rrumpallë, përgatitja e qeverisë tënde për koronavirusin rrumpallë, qeveria jote rrumpallë. Mblidh veten. Boll duke u ankuar dhe duke fajësuar të tjerët për dështimet e tua. Merr masa të mbrosh mjekët dhe infermierët. Lëri batutat bajate,shtroju punës për të mbrojtur shëndetin e njerëzve!Ke zgjedhur ditën e gabuar të sulmosh opozitën.Bëhu burrë dhe prano përgjegjësitë e tua!Gjendja është shumë serioze!Boll u solle si klloun,nuk është koha për të qeshur me ty" thotë ai.

Ora 18:41
Rama i përgjigjet Bashës: Ngele me një avaz politik, koha për t'i shërbyer popullit

Replikat mes Bashës dhe Ramës kanë qenë të shumta ditën e sotme, që lindi me 1.2 milionë makat e skaduara. Basha tha se kjo nuk është luftë por një gjendje të jashtëzakonshme, por për Ramën e rëndësime është të kuptohet që kjo nuk është koha për politikë. Kryeministri i përgjigjet Bashës që ta quajë si të dojë këtë situatën, thjeshtë të heq dorë nga avazi i tij politikë dhe t'i shërbejë popullit.

'Nëse ty s’të duket luftë kjo e njeriut me virusin e panjohur, quaje gjendje e jashtëzakonshme a si të duash! Po vare të paktën atë fyell në mur e kurseja Shqipërisë avazin politik, se s’është koha për politikë kjo, po ora për t’i shërbyer popullit me forcën e shembullit njerëzor', shkruan Rama.

Ora 18:01
Basha: Rama e pranoi, maskat janë të skaduara! Lëri lojërat, mblidh mendjen

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka reaguar sërish duke iu përgjigjur kryeministrit Edi Rama lidhur me maskat e skaduara. Basha thotë se Rama e pranoi të vërtetën se maskat janë të skaduara, ndërsa e 'thumbon' edhe për veprimin e kreut të qeverisë që në një moment vendosi maskën.

"Më në fund e pranoi të vërtetën. Maskat janë të skaduara. Si të tilla ato nuk mund të jenë masë mbrojtëse për personelin mjekësor. Edi Rama mblidh mendjen dhe siguro jetën e qytetarëve! Lëri lojrat e fjalëve dhe fokusohu tek problemi kryesor që kanë sot shqiptarët. Nuk jemi në luftë, jemi në situatë emergjence që kërkon seriozitet dhe përgjegjshmëri. Dhe jo shfaqje me maska të skaduara mbi fytyra të skaduara" shkruan ai.

Ora 16:03
Rama i përgjigjet opozitës për maskat e 'skaduara': Dhuratë nga Kanadaja për një OJF shqiptare, nuk janë të rrezikshme!

Në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Edi Rama ka saruar të gjitha akuzat e ardhura nga opozita, se kanë shpërndarë maska të skaduara. Kreu i qeverisë ka bërë me dije maskat kanë ardhur nga Kanadaja për një OFJ shqiptare, që nuk i mori se nuk pagoi detyrimet tatimore, dhe vuri theksin se nuk janë të rrezikshme, përkundrazi janë shumë herë më mirë se përdorimi i një shamie apo gaze në rast se kollitesh apo tështin. Këto maska, për të cilat opozita akuzon qeverinë, u shpërndahen personelit mjekësor që nuk janë në vijën e parë të frontit të luftës kundër koronavirusit.

"Këto janë maskat për personelin mjekësor, që nuk janë të përfshirë drejtpërdrejtë në frontin e parë të luftës kundër koronavirusit. Janë maska që kanë ardhur në Shqipëri si dhuratë nja një fondacion nga Kanadaja, janë ndaluar në doganën e Durrësit për shkak se siç dihet në Shqipëri ka pasur një regjim doganor edhe për materialet apo dhuratat me natyrë humanitare. Ishin të destinuara për një shoqatë bamirësie e cila, mbas thirrjeve të përsëritura nuk u paraqit të paguante detyrimet e shtetit dhe të tërhiqte këto pako që janë prodhim amerikan. Dhe nëse këto maska do të ishin të rrezikshme dhe nëse skadenca e tyre do të implikonte përveç uljes së eficencës në sallat kirurgjikale ku operohen njerëz, këto maska nuk dilnin dot nga kufijtë e Kanadasë dhe nuk përshkonin oqeanin për të ardhur në Shqipëri. Janë maska që përdoren gjerësit pas datës së skadencës, jashtë sallave kirurgjikale. Që do të thotë jo sepse në salla janë të rreezikshme, por se nuk kanë të gjithë efektshmërinë tyre dhe janë maska që zëvendësojnë disa herë më mirë facoletën apo garzat që vendosen përpara fytyrës përvetëmbrojtjen në kontaktin gjatë një gjendjeje të caktuar gripale. Të thuash që janë të rrezikshme, do të thotë që të duash të përhapësh panik apo të harrosh se nuk është koha për të luftuar me qeverinë. Unë e përsëris që kjo e maskave është njësoj se ajo e karantinës për të cilën sot bashkë me maskat u pretenduar se ishte prova flagrante e kapjes mat të qeverisë", tha Rama.

Ora 15:22
Koronavirusi/ Basha: Mjekëve u janë dhënë maska të skaduara, akt kriminal! Përgjigjet Rama: Shpifje nga persona që kërkojnë pushtetin me rrëmujë (VIDEO)

TIRANË- Në fillim sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazmet Bardhi dhe më pas kryedemokrati Lulzim Basha ka denoncuar se mjekëve u janë dhënë maska të skaduara që në 2011 nga ministria e Shëndetësisë, si masë mbrojtëse ndaj koronavirusit. Duke e cilësuar si një akt kriminal i bërë me vetëdije nga Ministria e Shëndetësisë, Basha i ka bërë thirrje Prokurorisë që të nisë hetimet, me argumentin se po u rrezikohet drejtpërdrejtë jeta e personelit mjekësor. 

"Në qëndra shëndetësore janë shpërndare 1.2 milionë maska të skaduara që në 2011. Maskat e skeduara, akt kriminal. Ftoj Prokurorinë të nise menjëherë hetimin. Maskat e skeduara tregues se qeveria është jo vetëm e papërgatitur, por dhe e papërgjegjshme. Qeveria me vetëdije ka shpërndare maskat e skaduara duke u vënë një pullë për të mbuluar datën e skadencës. Maskat e skaduara rrezikojnë personelin shëndetësor, familjarët dhe pacientët. Personeli shëndetësor rrezikon me maska të skaduara. Ata kthehen në viktimat e para dhe transmetues të virusit te qytetarët. Kjo është papërgjegjshmëri totale. Spitalet janë totalisht të papërgatitura për fluksin, e kam fjalën për ata që do kenë nevojë për trajtim në kushte spitalore. Kapacitetet aktuale nuk kalojnë 120 njësi të përgatitura për të trajtuar 120 të infektuar, që ju kërcënohet jeta. Kjo është kronikë e një dështimi”, tha Basha nga selia blu.

Megjithatë ka qenë i menjëhershëm reagimin e kryeministrit Edi Rama, i cili e ka cilësuar gjithë këtë akuzë si një shpifje që vijnë nga njerëz që kërkojnë të marrin pushtetin me sherr dhe rrëmujë, duke shfrytëzuar momente të vështira për vendin, si tërmeti dhe së fundmi koronavirusi.

"Ka vetëm një palë maska të dëmshme në Shqipëri: Maskat e atyre që dhe kur ky vend lufton me jetën nën gërmadhat e tërmetit apo me një virus kërcënues për planetin, s’ndalen së kërkuari pushtet me shpifje, sherr, rrëmujë! Po përsëri Shqipëria do t’ia dalë sepse shqiptarët s’janë vetëm", shkruan Rama.

Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama

Deklarata e plotë e Bashës nga selia blu

Rastet e personave të infektuar nga koronavirusi sa vinë e po rriten. Siç ju thashë dje, nuk është kohë për panik, por është koha për kujdes. Kjo është, në radhë të parë, një thirrje për të rritur kujdesin dhe jo panikun. Nëse vihemi në panik, nuk do të mund të kujdesemi as per veten tonë, as për familjarët tanë dhe, kryesisht për të moshuarit, të sëmurët dhe për njerëzit me imunitet të dobët, të cilët kanë dhe më shumë nevojë. Përvoja botërore tregon se në shumicën e rasteve njerëzit e kanë mposhtur këtë virus. Prandaj është shumë e rëndësishme që të ndiqen me përpikmëri dhe me përgjegjshmëri këshillat e mjekëve dhe të stafit shëndetësor, duke  shmangur sa të jetë e mundur daljet në ambientet publike dhe kontaktet, duke qenë përmasat e vërtetë dhe reale të infeksionit tani dhe në ditët në vijim janë akoma të panjohura.Mburoja e vetme kundër këtij virusi janë shërbimet shëndetësore, të cilat po punojnë me vetëmohim dhe në kushte aspak të përshtatshme.

Sot dua të ndaj një shqetësim të jashtëzakonshëm, që prek kryesisht mjekët, infermierët dhe stafet shëndetësore. Pak orë më parë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike nga terreni denoncoi një fakt tronditës. Kjo është një kuti standarde e atyre që pretendohen se janë 1 milionë e 200 mijë maska me të cilat është pajisur stafi shëndetësor, njëpërdorimshme dhe ku, në qoftë se fokusoni kamerat tuaja, shikoni që në pjesën e poshtme të kutisë ka një pullë të mbivendosur në këtë kuti, e cila nëse hapet, tregon qartë se data e skadencës së këtyre maskave është 2011-a.  Është kriminale dhe ftoj Prokurorinë të nisë menjëherë hetimet për vënien në përdorim të maskave të skaduara. Ky është krim ndaj kujtdo dhe në veçanti ndaj stafeve mjekësore që sot po sakrifikojnë gjithçka, edhe shëndetin e tyre për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve. Ky akt është, po kështu, tregues i qartë se qeveria është jo vetëm e papërgatitur, por dhe e papërgjegjshme.

Me vetëdije është bërë shpërndarja e maskave të skaduara për personelin shëndetësor, të cilave u është vënë një pullë për të mbuluar datën e skadencës. Është provë e një akti të vetëdijshëm kriminal. Me maska të skaduara, pa mjete mbrojtëse të domosdoshme, personeli shëndetësor është i pambrojtur dhe nuk është në gjendje të kryejë detyrat e veta. Kështu rrezikohen vetë personeli shëndetësor, rrezikohen familjarët dhe rrezikohen pacientët. Në vend që të jenë në linjën e parë të shërbimit ndaj njerëzve, ata kthehen, në këtë mënyrë, në viktimat e para dhe në transmetues të virusit tek qytetarët dhe pacientët që kanë nevojë për ndihmë. Kjo është papërgjegjshmëri totale. Ndërkohë spitalet janë të papërgatitura për të përballuar fluksin e pritshëm të pacientëve në nevojë, e kam fjalën për ata që do të kenë nevojë për trajtim në kushte spitalore, në mënyrë që të përballen me pasojat e infeksionit. Kapacitet aktuale të spitaleve shqiptare nuk kalojnë 120 njësi të tilla për të trajtuar njëkohësisht jo më shumë se 120 të infektuar që kanë nevojë për këtë trajtim, përndryshe u kërcënohet jeta.
 
Kjo është kronikë e një dështimi të paralajmëruar. Prej dy javësh kemi kërkuar marrjen e masave dhe tani që epidemia po përparon, duket haptazi se qeveria nuk e ka vënë ujin në zjarr, nuk  ka marrë masat e duhura në kohën e duhur. Kjo kohë është harxhuar me fjalë të kota, me vënien në gjumë të opinionit publik dhe nënvleftësim të rrezikut që u kanoset qytetarëve shqiptarë nga epidemia e koronavirusit. Është urgjente që kjo sjellje e papërgjegjshme të ndalet menjëherë dhe qeveria të akordojë në radhë të parë fondet e nevojshme për të pajisur stafet mjekësore  dhe spitalet me mjetet e nevojshme dhe cilësorë për t’iu përgjigjur situatës së rëndë.

Ekipet tona në terren kanë raportuar pranë Task Forcës se gjendja në spitalet e Tiranës dhe në spitalet e vendit është e mjerueshme sa i përket, në radhë të parë, pajisjes së personelit shëndetësor me mjetet bazë - maska jo të skaduara, doreza, syze higjienike dhe bluzat e përshtatshme në mënyrë që mjekët, të parët, infermierët, të mos infektohen, por të jenë në gjendje t’u shërbejnë personave që janë të infektuar apo dyshohet se janë të infektuar.

Ndërkohë që një nga faktorët kryesorë për të parandaluar përhapjen është higjiena personale, qeveria ka harruar mijëra bashkëqytetarë që ndodhen  në kushte të mjerueshme  për shkak të tërmetit të 26 nëntorit dhe që jetojnë në mungesë të një strehe akoma nëpër çadra apo janë rikthyer në banesat e dëmtuara, në kushte aspak të favorshme higjienosanitare dhe me mungesa të theksuar në ushqime, në ujë dhe në medikamente. Edhe njëherë të dashur qytetarë, ju thirrje që të mos neglizhoni asnjë shenjë rëndimi apo përkeqësimi të shëndetit tuaj, por t'u drejtoheni mjekëve dhe specialistëve të fushës. U bëj thirrje mjekëve dhe specialistëve të dëgjohet zëri i tyre, të flasin qartë dhe pa ndroje, të tregojnë se çfarë mungesash kanë, të bëjnë kërkesa, të bëjnë kërkesat e tyre për mjetet që u mungojnë, sepse nesër mund të jetë shumë vonë.
 
Qeveritë shkojnë e vijnë, shëndeti i qytetarëve dhe personeli shëndetësor janë parësor në këtë situatë dhe është në dorën tuaj të evidentoni mungesat dhe të bëni kërkesat, që këto mungesa të plotësohen për t’u shërbyer sa më mirë qytetarëve. Të dashur qytetarë, nuk duhet të keni asnjë fije dyshimi, Shqipëria ka personel shëndetësor të shkëlqyer, profesional dhe të aftë për t’iu përgjigjur në lartësinë e duhur sfidës së çdo situate eventuale të përhapjes së koronavirusit. Detyra e qeverisë është të sigurojë kushtet dhe jo të bëjë shfaqje apo propagandë. Jam i bindur se nëse vihen në dispozicion mjetet e nevojshme, mjekët tanë, personeli ynë shëndetësor, infermierët tanë do të përballojnë me sukses çdo situatë që mund të krijohet. Nga ana tjetër, qeveria duhet të ketë plan të saktë dhe të qartë të karantinës, e cila duhet të ishte gati, por, siç mësuam, fondi për ngritjen e saj është akorduar vetëm një ditë më parë.  Ashtu siç kam kërkuar edhe një ditë më parë, është e domosdoshme që pas mbylljes së shkollave, kopshteve, çerdheve shteti të paguajë në rastin e sektorit publik apo të kompensojë, në rastin e punonjësve të sektorit jopublik, njërin nga prindërit që të kujdeset për fëmijët. Grupi i punës pranë Partisë Demokratike po monitoron me seriozitet masat e marra për përballimin e epidemisë dhe rrezikut të përhapjes së mëtejshëm të saj, sikundër po u përgjigjet pyetjeve dhe interesit të qytetarëve që janë natyrshëm të shqetësuar.

Ne do të vazhdojmë t’ju mbajmë të përditësuar me informacionet tona, ndërkohë që do të vazhdojmë të monitorojmë situatën dhe të kërkojmë llogari për gjithçka që është përgjegjësi e autoriteteve. Ndërkohë, edhe një herë, ju bëj thirrje qytetarëve: Pa panik, por me kujdes maksimal të konsiderojmë këtë sfidë si një  mundësi që, përmes kujdesit të shtuar, të ruajmë shëndetin tonë personal, shëndetin e familjarëve dhe shëndetin e të afërmëve tanë, duke respektuar në mënyrë rigoroze rekomandimet e bëra botërisht të njohura edhe nga OBSH dhe duke iu vënë veshin fjalëve të specialistëve të mjekëve dhe personelit shëndetësor.

Ora 13:14
Denoncimi i PD: Ministria e Shëndetësisë u ka shpërndarë mjekëve maska të skaduara që në 2011! Të nisin hetimet (VIDEO)

TIRANË- Partia Demokratike ka denoncuar se Ministria e shëndetësisë u ka shpërndarë mjekëve maska të skaduara që në vitin 2011, çka ka sjellë irritim deri në vështirësi frymëmarrje për disa mjek. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i shoqëruar nga dy ish- deputetë, Albana Vokshi dhe Bardh Spahia i ka bërë thirrje Prokurorisë së Përgjithshme dhe atyre në rrethe që të nisin hetimet për 1 milion e 200 mijë maskave që ka shpërndarë ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu mjekëve në Shqipëri, si masë mbrojtëse për koronavirusin.

Një veprimtari kriminale, e ka quajtur Bardhi, duke kërkuar që të merren masat urgjentisht për sekuestrimin e këtyre kutive, sipas së cilit mbajnë datën 20 dhjetor 2011, në të kundërtën situata do bëhet tragjike.

"Përdorimi i këtyre maskave, 1 mln 200 mijë maska, kemi marrë një denoncim që ka përdorimi i tyre kemi irritim, në disa raste ka shkuar në probleme me frymëmarrjen. Nuk donim të besonim që ishte e vërtetë. Sot jemi njohur me një fakt tronditës, me një akt kriminal. Këto kuti që kanë pajisur mjekët me maska ka një pullë që ka bllokuar datën e skadencës së këtyre maskave. Data e skadencës është 20 dhjetor 2011. Kjo tregon që ministria e shëndetësisë janë përfshirë në një veprimtari kriminale. Nuk janë mjete mbrojtëse, por mbetje mjekësore që duhet 'i ishin nënshtruar procedurës së asgjesimit. Mjekët janë sot të rrezikuar", bën me dije Bardhi.

Një denoncim i tillë vjen nga grupi i ekspertëve që është ngritur pranë Partisë Demokratike, të cilët kanë ushtruar disa kontrolle në disa prej ambienteve spitalore në vend për të monitoruar se si po menaxhohet situata lidhur me koronavirusin. Ky grup është krijuar që në fillim, atëherë kur ky virus po merrte përmasa të mëdha në Itali. Aktualisht në Shqipëri, janë prekur nga koronavirusi 10 persona; babë e bir dhe 6 familjarë të të tyre dhe dy raste të tjera që s'kanë lidhje me të parë, një në Durrës dhe një që vinte nga Milano. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mali: 12/03/2020 00:34

    O BASHA PD==LLUMI I KOMBIT DHE QENEFET E KOMBIT...

    Përgjigju
  • Karadakliu: 11/03/2020 08:59

    C'eshte me eto genjeshtra recidive,per cdo rast e per cdo gje?!!Vertet jeni bere hipokritet-mizeviret tradicional te kombit dhe shtetit shqiptar.Mos delni se dini gjithcka,kur nuk dini thuaja asgje.Populli shqiptar ka perjetuar nga dhuna dhe krimet tuaja, ju dini mendjen dhe qellimin tuaj destruktiv ndaj shtetit dhe popullit shqiptar.Mjefte me!Ndaleni destruktivitetitn politik e kombetar!

    Përgjigju
  • Dr_: 10/03/2020 21:07

    O zot kur bën dhe Basha sikur di cdo gjë.. Po boll o debil se ato maska sjanë as në kontakt me secrezione trupore dhe as me gjakun , janë thjesht një parafiltër që ajri qe thithim mos të jet i ngarkuar me spërkla pështyme apo secrezione të tjera. Ik debil dhe fol si kandidat për kryeministër jo si kandidat për klasën e pestë në shkollë fillore

    Përgjigju
  • Une: 10/03/2020 20:36

    Kur paska qene PD spaska patur maska fare. Tani qe eshte PS, ka maska por jane te skaduara. E shihni ca ndryshimi galopant eshte bere o "qorra" qe nuk ja dini per nder Rames

    Përgjigju
  • Une: 10/03/2020 20:36

    Kur paska qene PD spaska patur maska fare. Tani qe eshte PS, ka maska por jane te skaduara. E shihni ca ndryshimi galopant eshte bere o "qorra" qe nuk ja dini per nder Rames

    Përgjigju
  • Lari: 10/03/2020 20:30

    Problem maskash eshte aty populli ka hor ushqime ilaçe te skadume ky e ka menjen ke maskat te rafte virusi ishalla

    Përgjigju
  • Pjeter: 10/03/2020 20:17

    Variani atij dordoleci,i thane te thote ndonje gje dhe e tha.Problemi aman egziston,ato maska nuk jane per personelin sanitar,mbrojtese nga virusi,duhen maska,me stampe CE,dhe te homologuara ffp2,ffp3,qe bllokojne edhe viruset,ndryshe mund te ndodhe si ne itali,te infektohen personeli sanitar,dhe te semuret ngelen ne meshire te zotit.Eshte shum problem qe edhe ti bleje shqiperia.Nuk gjen me.Franza bllokoi ç'do shtije jashte saj,si madka,doreza,kemisha.Gjermania po ashtu,Italia ska per vete mjaftueshem.Ministrja e shendetesise u mburr para 10 diteve,bleme 1.5 milion maska tha,por jane maska kirurgjike moj xhan!me ato do i mbrosh mjeket ti?

    Përgjigju
  • Emi: 10/03/2020 20:02

    Me keq se 97 ska me ken ky virus.

    Përgjigju
  • arbeni: 10/03/2020 19:32

    KAM NJE PYETJE ,,kur do hyje corona-virusi ne partine demokratike,dhe LSI...….MEZI PO PRES MOR AMAN....

    Përgjigju
  • lume: 10/03/2020 19:31

    O Z.RAMA KRYEMINISTER I NDERUAR I SHQIPERISE MOS U MERR ME MALOKET E PD,,,ATA AS TRU KANE E AS NUK KANE SE KU TI GJEJNE TRUTE ,,,SE ASKUSH NUK I HARRON ,,,MALOKU VETEM TE NGATARROHET NEPER KEMBE DI QE TE TE PENGOJE TE ECESH ,,,,,SE I VJEN INAT QE TI RAMA DI TE PUNOSH,,,,PO PUNA NUK ESHTE ME TE THENME ,,,ESHTE ME TE DHENE...

    Përgjigju
    • Selenice: 11/03/2020 09:01

      Ka Vlora maloke Vlore të malesise se thelle të Vlorese sa të keputeshe

  • ymeri: 10/03/2020 19:28

    KUR TE VDESE NGA KORONA-VIRUSI BASHA-SALIU--META-KRYEMADHI-VASILI-NDOKA-ETJ,,DO SHPALLET FESTE KOMBETARE....

    Përgjigju
  • Arbëri: 10/03/2020 18:59

    Këto du parti PD+LSI do duhej urgjentisht të fahihen nga taksa e popullit, këto jan organizata terroriste kriminale...!

    Përgjigju
  • SHAL NGJITMI: 10/03/2020 18:17

    O KRIMINEL HAJDUT SHAL NGJIT A KE TI NJË PIK MORALI MBI VETE ? ? ? PO ÇFAR NA QUAN TI NE POPULL IDJOT NE I KISHIM PAR SPITALWT NË KOHËN TUAJ SE NË Ç GJËNDJE KATASTROFIKE ISHIN SPITALET. SOT JAN SI NATA ME DIT ME JU . QË KA PUN PËR TË BËR SDISKUTOHET E MIRA SKA FUND MOR DEBIL I LER. PO KURR MOS HARO POPULLI NUK ËSHTË DEBIL SI TY TË JEP TY UJ NË BISHT TË LUGËS. Z O T I E BEKOFT SHQIPRIN.

    Përgjigju
  • nik: 10/03/2020 17:41

    Ne 8 vite kur sali berisha ka qen ne qeveri spitales nuk kan pasur maska hic fare. Mos beni si virgjeresha kur jeni kurvat me te medhaja te kti kombi. Shqiptaret nuk i han me tollumat e gatuara nga serbia.

    Përgjigju
  • TONI TIRANE: 10/03/2020 17:36

    O LULO TE SHPLAFTE KORONA ISHALLA TY DHE ATA ME TY

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë