12 mijë vizitorë në vit në Mozaikun e Tiranës, arkitekti: Shumë shpejt nisim restaurimin e tij

I vetmi monument arkeologjik brenda territorit të kryeqytetit tonë është Mozaiku i Tiranës. I zbuluar në vitin 1972, gjatë ndërtimit të pallateve të bllokut “Partizani” në rrënojat e ndërtesës antike, një nga ambientet e saj ishte i shtruar me mozaikun, që përmban motive gjeometrike, por edhe tipike të krishterimit të hershëm, si gërsheti i stilizuar apo rozetat e peshqve. Sot ky monument kulture, që sipas studiuesve ka qenë një banesë rurale e ndërtuar në shekullin e I-r pas Krishtit, rrëfen vjetërsinë e qytetit. Arkitekt Restauratori Olsi Plasa rrëfen ndërhyrjet në mbulesën e tij, që sapo kanë mbaruar, por edhe restaurimin e mozaikut, që pritet të nis shumë shpejt

“Projekti i aprovuar nga KKR ishte bërë para dy vitesh, por nuk ishte bërë për fonde. Sapo fondet erdhën ne nisëm punën dhe ndërruam gjithë pjesën e mbulesës së mozaikut. Situata ishte bërë shumë urgjente. Më parë ka qenë një mbulesë e prishur nga dielli, kësaj here vendosëm një panel që ka efekt shumë të mirë. Ndërhyrja është bërë në disa aspekte. Është rilyer i gjithë konstruksioni, është bërë vendosur mbulesa  e re dhe janë vendosur efekte të tjera, që kanë lidhje me zinxhirët etj. Presim që të bëhet ndërhyrja edhe në mozaik edhe të vendosim ndriçim, që ta vizitojnë edhe gjatë orëve të mbrëmjes të huajt”, shprehet arkitekt-restauratori Olsi Plasa.

Stema e Mozaikut të Tiranës është realizuar në vitin 1984. Mozaiku është 166 metra katror, ndërsa ekzistuese janë vetëm 33 metra katror, sepse në vitin 1972,shumë pjesë nga mozaiku janë dëmtuar. Por, brenda mozaikut mund të preken nga afër edhe objekte të tjera, si Luani prej guri, stelat e varrit, që kanë ardhur nga Apollonia, Kepi i Rodonit, Elbasani, Mallakastra apo Tirana. Apo edhe Pitosi, enë mbajtëse, që dikur ka shërbyer për të ruajtur verën edhe drithërat.

“Në bashkëpunim me Institutin e Monumenteve të Kulturës specialistët që merren me mozaikët e të gjithë Shqipërisë do të merren me këtë restaurim. Mendojmë që puna do të fillojë shumë shpejt”, shpjegon Plasa.

Gjatë gjithë vitit Mozaikun e Tiranës e vizitojnë 12 mijë vizitorë vendas edhe të huaj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Fusha e mbetjeve përfshihet përsëri nga flakët, zjarrfikësit drejt vendngjarjes!

Vlorë/ Fusha e mbetjeve përfshihet përsëri nga flakët, zjarrfikësit drejt vendngjarjes!