12 muajt e nxehtë të Pirelli

12 muajt e nxehtë të Pirelli
Në një festë të madhe në Nju Jork u prezantua kalendari i ri Pirelli 2012, i cili sjell edhe këtë vit imazhe të forta të femrave më të bukura të globit. Për herë të parë në edicionin e 39-të fotografit italian sjell 9 modele dhe 3 aktore të njohura mes tyre Kate Moss, duke u ndjekur nga Isabeli Fontana, Natasha Polifonik, Lara Stone dhe Milla Jovovich. Fotografitë janë realizuar gjatë muajit maj në fshatin Murtola në Korsikë dhe sjellin 12 muaj të ndezur plot afsh të modeleve që pozojnë nudo. “Kur kam fotografuar fotot nudo kam qenë vetëm unë dhe asistenti im, duke mbajtur sekret çdo imazh, por edhe për të mos vënë në siklet modelet”-ka thënë fotografi. Vitet e shkuara frika e publikimit të fotove para nxjerrjes në shitje të kalendarit ka qenë një ndër problemet me të cilat është përballur fotografi, i cili këtë herë ka mësuar nga gabimet e së shkuarës.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg