Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë “burg pa afat” për autorin e plagosjes në fshatin Vukel dy ditë më parë, Vasel Vuçinaj, kryetar i PS në Kelmend. Ai pas një sherri në lokal shkoi në banesë, mori automatikun dhe qëlloi 12 herë në drejtim të banesës së fqinjit, ndërsa u plagos kryefamiljari Mark Cekaj 51 vjeç.

Shkak i sherrit mësohet se ka qenë një konflikt për pronën, ndërsa u sekuestrua arma e krimit.  Mark Cekaj mbeti i plagosur në shpatull dhe ndodhet në spital jashtë rreziku për jetën. I arrestuari Vasel Vuçinaj është kryetar i Partisë Socialiste për degën në Kelmend.

d.b/shqiptarja.com