Një shpërthim me tritol është regjistruar gjatë natës në një dyqan lulesh në zonën e Tufinës, në Tiranë. Biznesi është në pronësi të Asllan Koçit. 

Kjo është hera e dytë që dyqanit i vendoset lëndë plasëse brenda një periudhe të shkurtër kohore. Herën e parë shpërthimi u regjistrua në 1 nëntor, rreth orës 02:45.

Për Report Tv, pronari i biznesit thotë se shkak mund të jetë djali që luan bixhoz. Sipas 65-vjeçarit, autorët ende në kërkim nga policia i kanë kërkuar 24 mln lekë të reja.

“Situata është shumë keq, kjo është hera e dytë. Prej djalit që luan bixhoz, më kanë marrë lekë, duan dhe 240 milionë. Përnatë kam qëndruar roje. Policia ka nisur kërkimet, por ende nuk e ka kapur”, thotë Asllan Koçi.

Ndërkohë Policia ka bashkuar dy ngjarjet për hetime të mëtejshme dhe zbardhjen e plotë të rrethanave.

Lajm në përditësim…