12 të arrestuar dhe 20 në kërkim pas sulmeve të KZAZ-ve në Shkodër dhe Tropojë

12 të arrestuar dhe 20 në kërkim pas sulmeve të KZAZ-ve në Shkodër dhe Tropojë


Deri tani 12 persona janë arrestuar pas sulmit të KZAZ-ve në Tropojë dhe flakës që i vendosën një KZAZ-je në shkollë në qytetin e Shkodrës.

Tre punonjës të bashkisë dhe dy militantë të PD-së janë arrestuar gjatë natës në Shkodër pas incidenteve në shkollën 'Shejnaze Juka', ku është vendosur KZAZ-ja nr.3,që u sulmua nga militantët e opozitës, të cilët i vendosën flakën godinës duke përdorur benzinë. Të arrestuarit janë Gentian Bytyqi dhe Alfred Nikolli, dy policë të bashkisë, specialisti i bujqësisë Adi Garuci dhe Aleks Ndoj me O. Th. 17 vjeç, militantë të PD-së.

Pesë personat janë arrestuar mbrëmë gjatë natës pas evidentimit të pamjeve nga ekspertët e policisë. Për Shkodrën janë shpallur në kërkim 14 persona dhe janë proceduar 2 në gjendje të lirë.

Ndërsa në Tropojë u arrestuan 7 persona, 6 janë shpallur në kërkim dhe 5 po hetohen në gjendje të lirë.


Lajmi kryesor:

12 të arrestuar për sulmet e KZAZ-ve, 20 në kërkim! Arrestohet 'live' ish-deputeti i PD-së (VIDEO)


/G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë