12 të vdekur gjatë një sulmi në Afganistan! Zv/Presidenti me ‘nëntë jetë’ i padëmtuar

12 të vdekur gjatë një sulmi në Afganistan! Zv/Presidenti me ‘nëntë jetë’ i padëmtuar

Të paktën 12 vetë u vranë dhe 14 janë plagosur gjatë një sulmi në Kabul që kishte për shenjestër autokolonën e Zëvendës Presidentit të Afganistanit Amrullah Saleh.

Zëvendëspresidenti, i cili shpesh ka kritikuar haptazi talebanët, i ka mbijetuar disa herë sulmeve të ndryshme, aq sa në Afganistan është përhapur thënia popullore: "të kesh nëntë jetë si Amrullah Saleh".

Precedenti më i rëndë daton më 28 korrik 2019, kur një bombë kamikaze goditi zyrën e tij në Kabul, duke vrarë 24 vetë dhe duke plagosur 50 të tjerë.

Gjithashtu edhe në atë rast, Saleh, 47 vjeç, doli i padëmtuar nga përpjekja për vrasje.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë