Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 12 viktima të reja nga Covid-19, duke e çuar në 1.186 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (78, 71 vjeç), Gjilan 2 raste (80, 75 vjeç), Viti 2 rast ( 75, 62 vjeç), Mitrovicë 1 rast ( 75 vjeç), Vushtrri 1 rast (75 vjeç), Klinë 1 rast (81 vjeç), Kamenicë 1 rast (48 vjeç), Gjakovë 1 rast (84 vjeç), Podujevë 1 rast ( 72 vjeç).
Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private nga 1.555 mostra të marra, 524 prej tyre rezultuan pozitivë.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 198 raste, Pejë 38 raste, Podujevë 37 raste, Fushë-Kosovë 36 raste, Ferizaj 26 raste, Lipjan 21 raste, Drenas 20 raste, Mitrovicë 18 raste, Gjilan 15 raste, Obiliq 15 raste, Vushtrri 15 raste, Istog 12 raste, Viti 11 raste, Klinë 8 raste, Gjakovë 6 raste, Kamenicë 6 raste, Prizren 6 raste, Rahovec 6 raste, Deçan 5 raste, Malishevë 5 raste, Shtime 5 raste, Skenderaj 5 raste, Dragash 2 raste, Hani i Elezit 2 raste, Shtërpcë 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga nje rast komunat Novobërdë dhe Ranillug.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 566 pacientë kurse numri i rasteve aktive është 11.868.
Autoritetet shëndetësore i bëjnë thirrje qytetarëve të respektojnë masat kufizuese, për të shmangur një shkallë më të lartë të të infektuarish.
Komente







