12 vjeçari përdhunon 9 vjeçaren
shihte skena porno online

12 vjeçari përdhunon 9 vjeçaren<br />shihte skena porno online
EDINBURG- Historia shokuese e një djali 12 vjeçar që përdhunon një vajzë 9 vjeçare pasi kishte parë skena të forta seksi online është dëgjuar të mërkurën në gjykatën e Lartë të Edinburgut në Skoci. Për Gjykatën e Lartë të Edingurgut, historia është vetëm maja e ajsbergut e shumë shumë rasteve të ngjashme në Skoci të cilat ende nuk janë bërë publike, nuk janë raportuar, apo kanë ndodhur por nuk janë mësuar. Jo vetëm kaq por historia nxjerr në pah dhe një shqetësim tjetër. Ekziston rreziku real që adoleshentët e sotëm po rriten me një këndvështrim të gabuar të asaj çfarë është seksi dhe aktiviteti seksual. Djali, i cili për arsye ligjore, nuk mund të identifikohet, akuzohet se ka kryer prëdhunimin në periudhën mes 1 dhjetorit 2010- 31 janar 2011.

Ngjarja u mësua pasi vajza ishte ankuar se kishte dhimbje stomaku.Në momentin kur mamaja kishte nisur të interesohej vazja ishte bërë histerike. Kur djaloshi është pyetur se përse kishte bërë një gjë të tillë ai është përgjigjur se donte të ndihej si i rritur. Ndërsa policia zbuloi se akti seksual ishte parë dhe nga një shok i 12 vjeçarit.

Historia nxiti debatet nëse qeveria duhet të detyrojë me ligj vendosjen e një sistemi Opt-in për të bllokuar faqet online pornografike në kompjuterat e shtëpisë, duke parandaluar në këtë rast që fëmijët e tyre të kenë akses. Ndërkohë që avokati Sean Templeton thotë se djali kishte rrëfyer në polici adresat online të cilat vizitonte dhe në ato faqe ishin të gjitha aktet seksuale që 12 vjeçari kishte kryer me vogëlushen. Gjykata vendosi që djali të mos mbyllej në burg por do të qëndronte nën mbikqyrje, duke iu nënshtruar disa seancave këshillimore mbi marrëdhëniet në çift,dhe ato seksuale, për ta bindur se “ nuk duhet të shohë, dhe nuk duhet t’i referohet pornografisë si një guidë për sjelljet seksuale. Gjithashtu marrëdhënit seksuale, të asnjë lloji, me një fëmijë 9 vjeçar, janë të ndaluara me ligj”- shkruan britanikja “the Telegraph”.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në Finiq, vatrat aktive pranë fshatrave Shijan dhe Mavropull

Zjarri në Finiq, vatrat aktive pranë fshatrave Shijan dhe Mavropull