Tirane- Një kg domate apo kastravec në tregjet e qytetit të Lushnjës kushton 120 lekë, ndërsa në kryeqytet arrin çmime dyfish. Shqetësimin e ka ngritur deputeti Erjon Braçe përmes një reagimi në rrjetet sociale.
“A ka mundësi mos ta bëni baltë me çmimet, me tregtarët e kam. P marr dy produkte, domate dhe kastravec. Sot në tregun e Lushnjës domatja po shitet me 120 lekë, në çdo pikë në Tiranë me 220 lekë. Kastraveci me 120 lekë, në ço pikë në Tiranë është 200 lekë. Ej, boll i rropët njerëzit”.
Report TV bëri një vëzhgim në terren, ku konstatoi se fenomeni i “fryrjes së çmimeve” ka prekur të gjitha tregjet. Sipas zonave, etiketat tregojnë çmime të ndryshme. Në zonën e ish-Parkut të Autobusëve kastraveci shitet deri në 170 lekë kilogrami, ndërsa domatja arrin deri në 220 lekë për kilogram.
Në zonën e Komunës së Parisit dhe Liqenit Artificial çmimet janë edhe më të larta. Kastraveci arrin deri ne 210 lekë në supermarket, ndërsa domatja kap vlerën e 300 lekëve për kilogram.
Në fund, kategoria më e prekur janë konsumatorët.
“Çmimet janë shumë të shtrenjta, po shtrenjtohen shumë. Pensionet s’po ngrihen”.
“Çdo gjë është rritur, me kaq sa marrim ne s’i përballojmë dot”
-
PENSIONET NUK NGRIHEN,,,SE PARATE NUK VIJNE NGA QIELLI,,,ATO JANE ATY NE BUXHET,,,POR BUXHETIN E VJEDH XHAXHI RAMA ME TETA BELINDEN...//
Përgjigju -
Prandaj kur jetonim ne Shqiperi,ne Tirane blinim tek fshatari ne rruge e qoshe,jo te /pazaret/ e ligjeruara nga bashkia, qe i kishin me te shtrenjta.S.d.q,po te vereni cmimet e dhena ne artikull,pasqyrojne nivelin e jeteses se banoreve te lagjeve/njesive ku jetojne,me saktesisht ish-parku i autobuzeve e liqenit artificial.,qe shkojne ne perpjesetim te drejte me cmimet e shtepive ne zone.Banoret e liqenit qe jane ne gjendje te blene shtepi ne kete zone qe jane me te shtrenjta se te ish parku i autobuzeve pritet te paguajne me shume ne tregun zonal,se sa ata te ish -parkut te autobuzeve ne tregun e tyre, ku shtepite mund te jene me te lira,pra dhe mundesite e tyre financiare me te uleta.
Përgjigju









Komente
Komento