120 vite pritje, Leverkusen thyen dominimin 11 vjeçar të Bayern Munich! 'Aspirinat' zbukurojnë qytetin dhe dynden në stadium për titullin

LEVERKUSEN, Gjermani - Në Leverkusen po rritej emocioni këtë të dielë përpara fitores së pritshme të skuadrës vendase Bayer Leverkusen kundër Werder Bremen, çka do bënte që sot t'i jepej fund edhe titullit kampion në Bundesligë për këtë sezon.

Leverkusen është i pamposhtur në një rekord prej 42 ndeshjesh në të gjitha garat këtë sezon dhe i duhet vetëm një fitore nga gjashtë ndeshjet e fundit të Bundesligës për të qenë i sigurt për të fituar titullin për herë të parë në histori.

Mundësia e parë e skuadrës vjen sot kundër Werder Bremen, me ndeshjen që nis në 17:30. Disa orë para fillimit të duelit, fansat u mblodhën jashtë "BayArena" duke shijuar birrën dhe diellin.

Shtëpitë janë zbukuruar me pankarta dhe simbole të klubit përgjatë rrugëve nga stacioni kryesor i trenit të qytetit deri në stadiumin 'BayArena' dhe shirita me ngjyrat e zeza dhe të kuqe të klubit dekoruan pemët. Tifozët u rreshtuan në rrugën kryesore për në stadium për të përshëndetur autobusin e ekipit.

Në një park aty pranë, në një murale të sapo pikturuar të fanellës nr. 10 të sulmuesit Florian Wirtz, shitësit bënë një tregti të shpejtë me kapele "kampioni gjerman 2024", si dhe shalle që lexonin "Faleminderit Xabi Alonso", një dedikim për trajnerin që e ka kthyer skuadrën në një pretendente për titull.

Tifozët e Leverkusenit kanë pritur për një kohë të gjatë suksesin pasi kanë duruar një sërë humbjesh të dhimbshme, duke përfunduar nënkampion në 2011, 2002, 2000, 1999 dhe 1997.

Klubi gjithashtu humbi finalet e Kupës së Gjermanisë dhe Ligës së Kampionëve në 2002. Vetëm tifozët 'e moshuar' kujtojnë fitoren e Kupës së Gjermanisë në 1993, ose fitoren e Kupës UEFA në 1998.

"Të paktën askush nuk do të thotë më 'Vicekusen', gjë që është shumë e rëndësishme," tha drejtori sportiv gjerman Rudi Völler, i cili është një ish- lojtar i Leverkusenit.

“Ishte një term që më ka mërzitur për dekada, por duhet ta durosh, nuk ia dolëm kurrë më parë. Por kjo ka marrë fund.”

Leverkusen është themeluar në 1904 dhe ka 120 vite që pret një titull kampion, teksa në 11 vitet e fundit ka dominuar Bayern Munich.

S.Dh/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt