Ky është efektivi i policisë, Nuri Malaj 57 vjeç i cili humbi jetën mbrëmjen e djeshme në aksidentin në Vlorë.

Ai ishte duke shkuar në punë për të marrë shërbimin por fatkeqësisht humbi jetën në aksidentin ku u përplasën dy automjete.

Në aksident u përfshinë një mjet tip BMW e cila ka ardhur me shpejtësi duke humbur kontrollin e mjetit. Fillimisht mjeti tip BMW është përplasur me një shtyllë në rrugë dhe më pas më makinën tip BENZ ku udhëtonte efektivi i polici Nuri Malaj duke i marrë atij jetën.

Personi që udhëtonte me BMW, A.Veliu, 21 vjeç, ka marra plagë të lehta dhe është jashtë rreziku për jetën. Ai është shoqëruar në komisariat për sqarimin e plotë të rrethanave.

Aksidenti ka ndodhur pranë autostradës që lidhet me rrugën 'Transballkanike', ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të aksidentit fatal.