Bilanci në 24 orët e fundit/ Sot 125 raste të reja me COVID dhe 4 humbje jete

Bilanci në 24 orët e fundit/  Sot 125 raste të reja me COVID dhe 4 humbje jete

Foto ilustruese

TIRANË- Ashtu si kurse kanë bërë me dije ekspertët, vaksinimi masiv ka ndikuar në uljen e infektimeve dhe kjo është vënë re edhe në numrin e rasteve të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit. Këtë të hënë, si rezultat i 1983 testimeve, janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 125 qytetarëve, e ndërsa 4 të tjerë nuk kanë mundur që të fitojnë këtë betejë. Viktimat janë regjistruar nga Tirana, Gjirokastra, Fieri dhe Malësia e Madhe të moshave 63 - 82 vjeç.

Referuar ekspertëve, situata paraqitet e stabilizuar edhe në spitalet COVID, ku aktualisht po trajtohen 204 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar. Nga ana tjetër, numri i të shëruarve është shumë herë më i lartë se i rasteve të reja. Në 24 orët e fundit janë shëruar 546 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 98,269 që nga fillimi i epidemisë.

Pikërisht këto shifra, të cilat kanë pësuar një ulje gjatë ditëve të fundit, ndikuan që Komiteti Teknik i Ekspertëve të lehtësonte masat. Kështu nga sot, ora policore do të jetë 22:00-06:00, që është e vlefshme për qytetarët si edhe baret e restorantet. Nga ana tjetër, janë rihapur edhe fluturimet me Britaninë e Madhe, të cilat u mbyllën për shkak të variantit të ri që u zbulua.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki
27 raste në Tiranë, 16 në Fier, 9 në Shkodër, 8 në Sarandë, 7 në Elbasan, 6 në Durrës, 5 në Lezhë, nga 4 raste në Lushnje, Pogradec, Gramsh, nga 3 raste në Kavajë, Vlorë, Mirditë, Berat, Delvinë, Tepelenë, nga 2 raste në Kurbin, Malësi e Madhe, Kuçovë, Skrapar, Patos, Konispol, nga 1 rast në Kukës, Tropojë, Vau i Dejës, Dibër, Roskovec.

Statistika (12 Prill 2021)
Raste të reja ditore        125
Të shëruar në 24 orë     546
Të shtruar në spitale      204
Humbje jete në 24 orë    4
Testime ditore                1983
Testime totale            591,590
Raste pozitive             128,518
Raste të shëruara        98,269
Raste Aktive                 27,928
Humbje jete                  2,321

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë   19823
Fier      2413
Durrës  1177
Gjirokastër  1168
Shkodër  967
Korçë   727
Vlorë     608
Dibër    340
Kukës    324
Elbasan  237
Berat    94
Lezhë     50

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Maks: 12/04/2021 17:55

    Cja fusni kot ju Semundja u tremb nga sala e tritan shehu sepse e paralajmeroi qe momentin qe do vin ne pushtet mbrenda 100 ditesh do bjen vaksin europjane qe pritet te dal ne shtator Sidhe pandemia u tremb nga vrulli i PD e lsi per fitoree

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës